Pse Benjamin Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Propozimi për armëpushim në Gaza është një moment i rëndësishëm, por ka ende shumë pyetje pa përgjigje. Deri më tani dimë vetëm që Izraeli ka rënë dakord për një armëpushim 60-ditor për shkak të politikave të tij të brendshme, por nuk është e qartë se cilat propozime do duhet të pranojë Hamasi dhe çfarë pritet prej tyre në këmbim.

Për popullin e Gazës, për pengjet izraelite dhe familjet e tyre, ky mund të jetë momenti kur lufta mbaron. Por edhe më parë kemi qenë në një situatë të ngjashme, shumë herë. Por konflikti ka vazhduar. Pyetja kryesore është kjo: “A do ta pranojë Hamasi atë për të cilën ka rënë dakord Izraeli, një armëpushim 60-ditor?”

Korrespondenti i “Sky News” Mark Stone shkruan: “Në fundjavë, një burim në zemër të negociatave më tha: Si Hamasi ashtu edhe Izraeli po refuzojnë të lëvizin nga qëndrimet e tyre. Hamasi dëshiron që armëpushimi të zgjasë derisa të arrihet një marrëveshje e përhershme. Izraeli është kundër kësaj. Në këtë pikë, vetëm Presidenti Trump mund ta thyejë këtë ngërç.”

Ai shton se i njëjti burim është shprehur se nëse Trump nuk do të këmbëngulë në arritjen e armëpushimit, atëherë “do të mbetemi në një ngërç”.

Problemi është se njoftimi i bërë publik deri më tani nga Donald Trumpi është vetëm një version i përmbledhur i tij në mediat sociale i asaj që Izraeli mund të ketë rënë dakord, dhe ne nuk i dimë detajet dhe kushtet që i janë bashkëngjitur propozimeve të Izraelit.

A do të tërhiqen trupat izraelite nga Gaza? Plotësisht? Apo pjesërisht? Sa të burgosur palestinezë do të pranonin që t’i lironin nga burgjet e Izraelit? Dhe pse vetëm 60 ditë? Pse jo një armëpushim total? Çfarë po kërkojnë ata nga Hamasi në këmbim?

Lexo edhe :  Të paktën 24 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Teksas

Ne thjesht nuk i dimë përgjigjet për asnjërën prej këtyre pyetjeve, përveç njërës.

Pse Izraeli dëshiron vetëm një armëpushim 60-ditor?

Ne e dimë pse Izraeli dëshiron një armëpushim 60-ditor, jo një të përhershëm. Gjithçka ka të bëjë me politikën e brendshme. Nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të binte dakord tani për një armëpushim të përhershëm, të djathtët ekstremë në koalicionin e tij do ta rrëzonin qeverinë e tij.

Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, të dy kanë qenë të qartë në lidhje me dëshirën e tyre që lufta të vazhdojë. Ata mbajnë ekuilibrin e pushtetit në koalicionin e Netanyahut.

Nëse Netanyahu pranon vetëm 60 ditë armëpushim, të cilat brenda vendit ai mund t’i shesë vetëm si një pauzë, atëherë kjo mund t’i qetësojë të djathtët ekstremë për disa javë derisa parlamenti izraelit, Knesseti, të tërhiqet për pushimet e verës.

Gjithashtu, nuk është rastësi që presidenti amerikan ka bërë thirrje që gjyqi ndaj kryeministrit Netanyahu për korrupsion të anulohet. Pa perspektivën e burgut, Netanyahu mund të jetë më i gatshëm të heqë dorë nga lufta, i sigurt se fokusi nuk do të zhvendoset menjëherë në cenueshmërinë e tij politike dhe ligjore./kb

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV