Temperaturat e larta/ MSH: Institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka kërkuar që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 03 – 10 korrik 2025.

Në njoftimin për media thuhet se temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.

“Ftohen të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme”, thuhet në njoftim.

Disa nga masat që rekomandohen:

Të përshtatin oraret e punës për të punësuarit e tyre dhe sipas mundësive të aplikohet orar fleksibël të punës që nënkupton lejimin e punëtorëve që të fillojnë punën më herët në mëngjes ose të punojnë nga shtëpia nëse ka mundësi;

Shtatzënat të lirohen nga puna gjatë orëve të pikut të nxehtësisë, ose të punojnë nga shtëpia;

Personat më sëmundje kronike dhe me gjendje shëndetësore të rënduar, të lejohen të punojnë nga shtëpia;

Të sigurohet ajrosja e mjaftueshme në vendet e punës të mbyllura;

Të vendosen pika freskimi (përdorim i çadrave të lëvizshme dhe materialeve të tjera për të krijuar hije apo zona freskimi) në vend-punishtet e hapura për freskim të punëtorëve dhe të sigurohet qasje në ujë të ftohtë për punëtorët;

Ata që merren me punët në bujqësi, të planifikojnë zhvillimin e punëve të tyre në mëngjes herët ose pasdite vonë për të shmangur ekspozimin në nxehtësinë e madhe.

Lexo edhe :  Zjarr afër ish-repartit ushtarak të tankeve në Maliq, shkak temperaturat e larta

Ministria e Shëndetësisë po ashtu rekomandon masat mbrojtëse ndaj ekspozimeve në temperaturat e larta për qytetarët, si në vijim:

Të shmanget qëndrimi në ambientin e jashtëm në pikun e nxehtësisë;

Të konsumohet ujë për tu mbrojtur nga dehidrimi dhe të shmangen pijet e gazuara;

Të përdoren kapelë dhe syze mbrojtëse nga dielli kur qëndrohet jashtë;

Mos të lihen fëmijët vetëm në veturë deri sa prindërit/kujdestarët kryejnë ndonjë punë;

Të kontaktohen rregullisht të afërmit e moshuar ose me sëmundje kronike për të konfirmuar nevojat shëndetësore të tyre;

Ndryshe, IKSHPK në vazhdimësi ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në ditët e nxehta.

Kontinenti evropian po përjeton temperatura jashtëzakonisht të larta, një fenomen që agjencia e klimës e OKB-së tha se po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë për shkak të “ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu”.

Vala e të nxehtit ekstreme ka përfshirë disa shtete, duke çuar temperaturat mbi 40 gradë Celsius dhe duke shkaktuar pasiguri për shëndetin publik dhe mjedisin. /Telegrafi/

 

Të fundit

E çuditshme! Bayern e refuzon lojtari i katërt brenda muajit. Këtë herë një japonez!

Bayern merr refuzimin e radhës. Sikur të mos mjaftonin Florian Wirtz, Nico Williams dhe Luis Diaz, kampionët e Gjermanisë...

VIDEO: Yjet e Barcelonës shijojnë pushimet, shfaqen në jaht me disa modele

Pas një sezoni të gjatë dhe intensiv, lojtarët e Barcelonës po relaksohen në bregdet, duke shijuar pushimet verore. Disa prej tyre janë parë në...

“Anëtarësimi i Ukrainës në BE shkatërron ekonominë e Europës”

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka paralajmëruar se anëtarësimi i Ukrainës në BE do të shkatërronte ekonominë si të bllokut ashtu edhe të vendit të...

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, dyshime për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Durrës, në zonën e Shkafanës, ku raportohet se një 30-vjeçar ka mbetur i...

Zhegrova do të largohet nga Lille, e konfirmon presidenti! Po e presin në Serie A…

Edon Zhegrova këtë verë largohet nga Lille. Këtë e ka konfirmuar zyrtarisht Presidenti i klubit francez, Olivier Letang. Deri tani, Napoli, Sevilla, Newcastle, Nottingham Forest...

Lajme të tjera

Web TV