VIDEO: Publikohen pamje të reja nga aksidenti ku humbi jetën Diogo Jota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kamionist ka filmuar Lamborghinin e futbollistit të Liverpool-it, Diogo Jota, vetëm pak minuta pas aksidentit, teksa makina po digjej. Vetë drejtuesi i kamionit e ka publikuar videon, ku shihet automjeti i shkatërruar në flakë, një pamje jashtëzakonisht e rëndë dhe tronditëse.

Futbollisti i njohur portugez humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor në Spanjën veriperëndimore, pranë qytetit Cernadilla, shkruan A2 CNN. Mjeti i tij tip Lamborghini dyshohet se ka pësuar një defekt në gomë gjatë një parakalimi me shpejtësi, çka bëri që makina të dalë nga rruga, të rrokulliset dhe më pas të shpërthejë në flakë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit të enjten. Jota, i cili luante për Liverpool-in dhe përfaqësuesen portugeze, nuk arriti të mbijetojë nga përplasja fatale. Bashkë me të, humbi jetën edhe i vëllai, gjithashtu futbollist. Lajmi ka tronditur botën e futbollit dhe miliona tifozë anembanë globit. m.p.

Të fundit

Zjarri në Kopaçez/ Deputeti socialist paralajmëron autorët: Çdo dorë do ta ndjejë ligjin!

Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Socialiste për zonën e Delvinës, Ardit Bido, ka reaguar për situatën pas zjarrit të...

Vatër e madhe zjarri në Qafën e Buallit në Bulqizë, helikopteri në aksion nga ajri

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur edhe në zonën e Qafës së Buallit në Bulqizë, në orët e vona të pasdites së sotme,...

Merr fund telenovela, Victor Gyokeres prezantohet tek Arsenali

Një nga transferimet më të mëdha të verës është bërë zyrtare, Victor Gyokeres është lojtar i ri i Arsenalit. Ai ka qenë i lidhur me klube...

NASA njofton largimin e 20% të fuqisë punëtore, ja arsyeja

Sipas një zëdhënësi të NASA-s, numri i punonjësve që do të largohen arrin në rreth 3,870 veta, çka do të reduktojë stafin aktual në...

Linda Rama: Teknologjia nuk është argëtim, si e edukoj djalin tim 11-vjeçar

E ftuar në emisionin “Inside Albania” në Euronews Albania, Linda Rama, bashkëshortja e kryeminsitrit Edi Rama, u ndal edhe te ndikimi i teknologjisë dhe...

Lajme të tjera

Web TV