Vllaznia e mbyll me humbje fazën përgatitore në Slloveni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vllaznia është mundur dhe në miqësoren e fundit duke e mbyllur në këtë mënyrë fazën përgatitore në Slloveni. Kuqeblutë u mposhtën me rezultatin 2-0 nga rumunët e Petroluli.

Kuqeblutë e nisën keq pasi që në pjesën e parë u ndëshkuan me dy gola. Në minutën e 19, Dumtsios zhbllokoi rezultatin. Një gol që çekuilibroi dhe më shumë shkodranët që vetëm pak më vonë pësojnë dhe golin e dytë. Në minutën e 36′ ishte Radu që dyfishoi shifrat dhe praktikisht vulosi dhe fatin e kësaj miqësoreje.

Në pjesën e dytë, pavarësisht disa mundësive që kuqeblutë kishin, rezultati nuk ndryshoi.

Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore që shkodranët zhvilluan në fazën përgatitore në Rumani në prag të ndeshjeve europiane.

Në tre ndeshje miqësore që kuqeblutë zhvilluan në Slloveni, Vllaznia fitoi vetëm njërën minimalisht ndaj rumunëve të Arad dhe nuk mundi të gjëjë rrugën e rrjetës në dy ndeshjet e tjera duke pësuar 6 gola.

Ekipi i Edi Martinit është kthyer në Shkodër për të vijuar aty tani me përgatitjet e fundit për përballjen ndaj Daugavpils. e.t.

Të fundit

Makina përplaset me murin, dy të plagosur në Fier

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Cakran–Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas, ku një automjet...

U mor me parametra zero, Juventusi prezanton sulmuesin që premton 25 gola!

Jonathan David është zyrtarisht sulmuesi më i ri i Juventusit dhe sot ka dhënë konferencën e tij të parë për shtyp. I veshur me...

Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka miratuar vazhdimin e programit kompakt të Korporatës ë Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të Qeverisë amerikane për Kosovën,...

4.4 mld euro jashtë bankave! Shoqata e Bankave: Duhet kufi për pagesat cash

Ajo që dikur nisi si ekonomi tregu dhe e lirë sot po sfidon sistemin financiar në vend dhe po pengon luftën ndaj informalitetit. Sot...

Verratti: Te Parisi fitoret ishin bërë monotone, këtu festojmë edhe kur jemi në stol

“Pse Katari? Le të themi vetëm se kisha nevojë për një sfidë të re, motivim të ri.” Marco Verratti nuk fshihet pas vendimit të tij,...

Lajme të tjera

Web TV