SHBA sot feston 249-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë të veçantë për popullin amerikan presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në rrjetet sociale shprehte se vendi ynë shpreh mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara.
“Gëzuar 4Korrikun ! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen e saj të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara. Ne qëndrojmë të bashkuar në angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, dhe presim me padurim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis dy kombeve tona të mrekullueshme”, shkroi Begaj në rrjetet sociale./E.T