Analiza/ Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi projektligjin për taksat dhe shpenzimet, të kërkuar nga Presidenti Donald Trump. Deputetët votuan me 218 vota pro dhe 214 kundër për paketën legjislative, e cila u bë e njohur si “One Big Beautiful Bill” dhe për të cilën ka mjaft diskutime dhe kritika. Edhe senati e ka dhënë dritën e gjelbër. Tani presidenti Trump mund ta nënshkruajë projektligjin në mënyrë që ai të hyjë në fundi më 4 korrik, në ditën e festës kombëtare, sikurse edhe synonte.

Çfarë përmban ‘One Big Beautiful Bill Act’?
Paketa përfshin një përzierje uljesh të taksave individuale dhe atyre të bizneseve, shpenzime masive për kontrollet e imigracionit, rritje të shpenzimeve ushtarake dhe një rritje të stimujve për karburantet fosile.

Gjithashtu ka ndryshime në të drejtën për t’u përfshirë në programet shëndetësore dhe sociale, si dhe mbyllje të disa prej nismave të tranzicionit klimatik të iniciuara nga ish-Presidenti Joe Biden.

Përfituesit kryesorë janë sferat e politikave që kanë qenë themeli i mantrës së Trumpit “Amerika e Para”.

Shpenzime për armatimin dhe kufizimin e imigracionit
Një shumë prej 178 miliardë dollarësh (rreth 150 miliardë euro) do të shkojnë për programe që synojnë të kufizojnë imigracionin, ndër të cilat bëjnë pjesë rifillimi i ndërtimit të murit kufitar me Meksikën, shtimi i personelit dhe i burimeve të policisë kufitare, hetimi dhe përndjekja penale e emigrantëve.

Rreth 153 miliardë dollarë do të shpenzohen për mbrojtjen: ndërtim anijesh, sisteme për mbrojtjen nga raketat, armë bërthamore dhe mbështetje për ndihmën ushtarake në kufi.

Dhe pasi premtimeve gjatë fushatës elektoraledhe në fjalimin e tij të fitores se do të “shponte, sa të mundte” – pra për rritjen e nxjerrjes së lëndëve djegëse fosile -projektligji do të stimulojë si eksplorimin e burimeve dhe eksportet e gazit, dhe do t’u jepë fund koncesioneve dhe stimujve për automjetet elektrike, energjinë e pastër dhe programet e reduktimit të emetimeve.

Lexo edhe :  Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, raportohen 20 viktima

Gjithashtu do të ketë ulje taksash prej rreth 4.5 trilionë dollarësh (3.8 trilionë euro) për individët dhe bizneset. Këtu përfshihet edhe premtimi i Trumpit për të ndaluar taksimin e bakshisheve dhe të pagesës së orëve shtesë për punë jashtë orarit.

Pakënaqësi dhe kritika
Paketa legjislative “One Big Beautiful Bill”, është kritikuar për shkak të barrës që pritet të shkaktojë në buxhetin e SHBA-së. Ekspertët e pavarur të buxhetit të Kongresit vlerësojnë se brenda dhjetë viteve planet e Trumpit mund ta rrisin borxhin amerikan edhe me 3.4 trilionë dollarë. Prandaj këtë ligj e kritikuan edhe republikanët që janë konservatorë për sa i përket politikës fiskale.

Sipas një sondazhi të Universitetit Quinnipiac zhvilluar në mes të qershorit, 53% e amerikanëve e mbështesin projektligjin dhe 27% jo, kurse pjesa tjetër nuk u shpreh as në favor, as kundër.

Pro paketës janë vetëm dy të tretat e votuesve republikanë. Analistët me të cilët foli DW thanë se kur u shpjegon votuesve përmbajtjen e projektligjit mbështetja për të bie, përfshirë edhe votuesit e republikanëve./DW

Të fundit

Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit, eksperti: Lajm i mirë për ata që…

Banka e Shqipërisë ka ulur për vitin 2025 normën bazë të interesit, nga 2.75% në 2.5% për monedhën kombëtare...

Vullkanet vetëm shkatërrojnë? Jo, qytetet mund të ndërtohen me llavë

Lava, kjo masë përvëluese që shpërthen nga vullkanet dhe shkatërron gjithçka në rrugën e saj, është parë gjithmonë si një forcë e pamëshirshme e...

1976 – Operacioni Entebbe: Sulmi dramatik i komandove izraelite në Ugandë

Më 4 korrik 1976, një nga operacionet më të guximshme dhe spektakolare të shpëtimit në historinë moderne u zhvillua në aeroportin e Entebbes, në...

“Nuk e besova Ronaldon, por kishte të drejtë”. Vinicius zbulon këshillën që i dha CR7

Lojtari i Real Madrid, Vinicius Jr, ka folur hapur për një këshillë të rëndësishme që mori nga legjenda e klubit, Cristiano Ronaldo - një...

Çekia zhytet në terr, trenat ngecin në Pragë

Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka përfshirë një pjesë të madhe të Republikës Çeke, përfshirë kryeqytetin Pragë, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve...

Lajme të tjera

Web TV