Bujqësia, Rama kërkon model të ri zhvillimi, ofrohen dy pika të forta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëpër fushat e Shqipërisë nuk mungon vetëm uji, toka apo mundi. Mungon vizioni. Ai që nuk ndërtohet me copa-copa ndihmash, por me plane të mëdha, të guximshme. Këtë kërkon sot edhe Kryeministri Rama, që ka vendosur t’i flasë bujqësisë “pa dorashka”.

“Unë e shikoj më shumë… duke u nisur edhe nga ajo që tha Kryekomisionerja, se javën tjetër hapet edhe grup-kapitulli i fundit për sa i përket bujqësisë. Pra, kapitulli 11 për zhvillimin rural, kapitulli 12 për sigurinë ushqimore dhe kapitulli 13 për peshkimin”, thotë për A2 CNN Ilir Pilku, ekspert për ekonominë.

Modeli që kërkohet nuk është më ai i thasëve me pleh apo bidonëve me naftë të shpërndarë nga bashkitë, por ai i garancisë, i partneritetit, i financimit serioz që sjell teknologji dhe treg. Dhe për të pasur sinjale për ndryshim, kërkohet që bashkitë të jenë më pranë bujqve e blegtorëve shqiptarë.

“Një pikë tjetër shumë e rëndësishme është këshillimi bujqësor. Është një element tjetër i IPARD-it, sipas së cilës vetë bashkitë, në bazë të skemës së vitit 2010, kanë të drejtën për mbështetjen e tyre për këshillimin. Dhe kjo duhet formatuar. Skema e tretë, e cila kap vlerën e 16 milionë dollarëve, është ajo e mbështetjes rurale”, thotë Pilku.

Europa është gati të hapë dyert për bujqësinë shqiptare – por me një kusht: siguri, standarde dhe këshillim real për fermerët, jo letra që mbeten në sirtar. “Çanga më e madhe dhe problematika më e madhe, e cila mund të marrë më shumë kohë edhe se viti 2030, është siguria ushqimore. Unë mendoj se me rinegociimin me Brukselin dhe DG Agri, çështja e IPARD-it do të marrë një zgjidhje”, thotë Pilku.

Lexo edhe :  Pas kritikave të Ramës, ngrihet Task Forcë e Posaçme për Vlorën: Kush do ta drejtojë

Në një botë ku sfidat e bujqësisë janë më të mëdha se kurrë, Shqipëria nuk ka luksin të qëndrojë pasive. Është koha të ndërtojmë ura bashkëpunimi, jo thjesht të shpërndajmë ndihma të përkohshme. Përmes garancive, teknologjisë dhe këshillimit real, bujqësia mund të bëhet motor zhvillimi, jo vetëm për fermerin e vogël, por për të gjithë ekonominë kombëtare. Sepse një bujqësi e fortë nuk është vetëm prodhim; është garanci për të ardhmen. m.p.

Të fundit

Java nis me temperatura të larta! 3 qytetet më të nxehtë në Shqipëri

Ditën e hënë (7 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i...

Një shfaqje e Marina Abramović më ndihmoi të ndaloj së urryeri babanë tim abuzues

Zgjimi im kulturor:  nga Deborah Linton Në një ditë tetori më të ngrohtë se zakonisht, në vitin 2023, arrita herët – përpara radhëve – në Southbank...

6000 vende të lira pune, mungesa e stafit është “plaga” e turizmit shqiptar

Kriza e viteve të fundit ka ndryshuar rregullat e lojës: bizneset nuk kërkojnë më “më të mirin”, por dikë që të vijë. Me paga...

Pse aleanca Kinë–Rusi po tremb Perëndimin?

Në një botë që po përjeton transformime të mëdha, teknologjike, ushtarake, klimatike dhe gjeopolitike, marrëdhënia mes Kinës dhe Rusisë po shfaqet si një nga...

Dalin para gjykatës 14 doganierët e arrestuar në Qafë Botë! I kërkuan 150€ shqiptarit

Para hetuesit në Igumenicë u paraqitën që në mëngjesin e së dielës 14 doganierët e arrestuar në pikën kufitare të Mavromatis për marrje ryshfeti....

Lajme të tjera

Web TV