Çekia zhytet në terr, trenat ngecin në Pragë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka përfshirë një pjesë të madhe të Republikës Çeke, përfshirë kryeqytetin Pragë, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve hekurudhore dhe probleme të mëdha në infrastrukturën energjetike të vendit.

Kryeministri çek, Petr Fiala, e ka quajtur situatën një “ngjarje të paprecedentë”, ndërsa autoritetet janë duke hetuar shkaqet e ndërprerjes. Ministri i Brendshëm, Vit Rakusan, tha se këshilli kombëtar i emergjencave është në gatishmëri dhe po pret një vlerësim të plotë të situatës.

Sipas tij, rreth 10 nënstacione kanë raportuar probleme serioze. Ministri deklaroi se aktualisht nuk ka prova që të sugjerojnë një akt terrorist apo sulm kibernetik, duke theksuar se skenari më i mundshëm është një defekt teknik në rrjetin energjetik.

Ndërprerja ka ndikuar veçanërisht në pesë nga 14 provincat e vendit, përfshirë Pragën. Shërbimet hekurudhore në disa linja janë ndërprerë, konfirmoi Ministri i Transportit, Martin Kupka, përmes një postimi në rrjetin social ‘X’.

Operatori i rrjetit elektrik CEPS bëri të ditur se një pjesë e sistemit të transmetimit ka mbetur pa tension për shkak të një avarie në disa pjesë të rrjetit kombëtar. Ndërkohë, zëdhënësi i operatorit të rrjetit në Poloni (PSE) deklaroi për agjencinë Reuters se kjo ndërprerje nuk ka ndikuar në sistemin energjetik polak.

Autoritetet çeke kanë siguruar se po përdoren të gjitha mjetet dhe burimet për të rivendosur energjinë sa më shpejt të jetë e mundur. m.p.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV