Dhe thonë pastaj pse fiton Edi Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Simon Hadaj

Mjafton të shohësh sjelljen politike të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste përballë Sali Berishës dhe Partisë Demokratike para dhe pas zgjedhjeve të 11 majit, për të kuptuar pse vazhdon të fitojë Partia Socialiste në Shqipëri.

Ndërkohë që rinovohet më shumë se 75% i grupit parlamentar të PS, duke promovuar figura të reja, gra dhe profesionistë, Sali Berisha krijoi një listë të mbyllur me besnikë dhe servilë, shumë prej të cilëve në kushte normale nuk do të merrnin asnjë votë në listë të hapur. Rama krijoi një ekip që jep perceptimin e freskisë, besimit dhe besueshmërisë, në të kundën e asaj që bën  Berisha, i cili duket sikur është kujdesur për një strukturë të ngurtë, ku emrat përzgjidhen vetëm për besnikërinë personale ndaj liderit.

E njëjta filozofi e së kundërtave që vihen përballë, duket edhe pas zgjedhjeve, ku Rama, ndonëse ka fituar thellë, nuk ka shkuar me pushime për të festuar fitoren, por ka nisur një operacion ristrukturimi në njërën nga zonat më të forta të tij, qarkun e Vlorës, duke dhënë sinjale të forta se asnjë bastion nuk merret i mirëqenë. Një ditë pas Vlorës, mbledh edhe strukturat e Tiranës, duke dhënë mesazhin se vera nuk do të jetë për pushime, por për organizim.

Në të njëjtën kohë, kampi opozitar, me në krye Berishën, Nokën dhe Vokshin, i përkushtohet vetëm një agjende: të përsërisin çdo ditë që Berisha nuk duhet të largohet dhe të akuzojnë këdo tjetër për humbjen. Në vend që të analizojnë arsyet e dështimit dhe të rifillojnë organizimin, ata mbajnë një qëndrim sikur zgjedhjet i kanë fituar dhe se çdo kritikë është tradhëti ndaj partisë dhe liderit.

Lexo edhe :  A mund të jetë 21 janari “në fazë hetimi paraprak” edhe në vitin 2025?!

Në këtë kuptim, ndërsa njëra palë përgatitet që sot për përballjet e ardhshme, pala tjetër përgatit vetëm arsyetime për humbjen që nuk ka ndodhur ende, por që po justifikohet që tani.

Kjo sjellje gjykoj se është një ndër treguesit se pse Edi Rama dhe PS fitojnë. Ata funksionojnë si organizatë politike me objektiva, plane, reformim të brendshëm dhe strategji afatgjatë. Përballë tyre është një opozitë që sillet si sekt, me lider të përjetshëm dhe një grup ndjekësish që nuk mendojnë për të nesërmen e vendit, por vetëm për mbijetesën e vet politike. Zgjedhjet e ardhshme do t’i fitojë ai që punon për to që sot. Dhe siç po shihen zhvillimet, vetëm njëra palë ka nisur punën./e.t

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV