“Djalë ke 2 orë që gënjen”, sherr e fyerje mes Erion Alibej dhe Plarent Dervishaj në gjyq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca e radhës gjyqësore ku ka dëshmuar i penduari i drejtësisë Erjon Alibej, është shoqëruar me tension dhe përplasje verbale midis tij dhe Plarent Dervishajt.

Teksa Alibej ka rrëfyer detaje nga takimet mes tyre dhe përgatitjet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja, Dervishaj ka ndërhyrë duke e akuzuar se po gënjen.

Kjo ka sjellë tensione në sallë, me Plarent Dervishajn dhe bashkëpunëtorin e drejtësisë që janë ofenduar me njëri-tjetrin. Trupi gjykues ka ndërprerë seancën peer shkak të fjalorit jo etik dhe sherreve mes Alibejt dhe Dervishajt, e më pas kanë vendosur që ky i fundit të largohet nga seanca e sotme.

Përplasja midis Erion Alibej dhe Plarent Dervishaj:

Erjon Alibej: E kam takuar Plarentin pak ditë para se t’i bëhej atentat. Plarenti kishte dyshime për disa persona se i kishin bëre atentat, dyshonte edhe te Pëllumb Muhameti (Rrumi) dhe te prokurori Ndoja. Rrumin nuk e llogariste fare. Prokurorit Ndoja i referohej dhe e quante të korruptuar atë dhe të lidhur me shtetasin Rrumi.

Ne kishim interes për çfarë na kishte ndodhur neve, ça merrja vesh unë për Plarentin, ia thoja dhe anasjelltas. Por nuk do të thotë se ishin fakte. Thjesht ia përcillja, madje me siklet.

Ndërhyn Plarent Dervishaj: Ça siklet ke ti aman? Ke dy orë rri aty, gënjen.

Erion Alibej: Informacionet ishin për atentatin që i kishin bërë. I kam dhënë foto që i bëri Nuredin Dumani, i kam thënë  mendoj se këtu janë “gjujtësit”.

Plarent Dervishaj: The që ke qenë i gatshëm që të merrje pjesë në atentatin e Arjan Ndojës. Ta kërkova unë, të imponova apo kërkove ti?

Erjon Alibej: Ta kërkova unë, duke ditur që nuk ke nevojë.

Plarent Dervishaj: Ditën që më ke takuar mua që e dëshmove, gabon shumë me datën, orën. Pse nuk ke treguar për tentativën e vrasjes që do i bëje Franc Çopjas, që e kemi diskutuar në takim.

Lexo edhe :  Humbi kontrollin e motoçikletës në Lezhë-Shëngjin, drejtuesi përfundon në spital

Erion Alibej: Kolegët e tu.

Plarent Dervishaj: T’i ka dhënë gabim informacionet Dumani, djal.

Erion Alibej pas largimit të Dervishajt nga salla e gjyqit ka rrëfyer detaje të tjera për ngjarjen e Shkozetit ku mbetën të plagosur, prokurori Arjan Ndoj dhe personazhi i njohur i botës së krimit, “Rrumi i Shijakut”.

Ndërkohë, avoakti i Dervishajt, Ilia Ilia ka bërë kundërshtim të pjesshëm të dëshmisë të dhënë nga Erion Alibej.

DËSHMIA:

Alibej: Njëherë thoshte se lidhje me portin e Durrësit, por kishte dhe pretendime të tjera. Nuk kishte dhe shumë siguri nëse do e bënte apo nuk do e bënte, por më pas e realizoi.

Dervishaj bashkëpunonte me Çopjat në Dubai sipas jush? Ju kështu thatë. Zhgënjimi që ju patët nga Plarent Dervishaj vinte për këtë arsye?

Erion Alibej: Nuk ka lidhje kjo gjë, ai më ka ofenduar shumë rëndë në lidhje me SMS që më ka sjell nëpërmjet Redian Rrajës, unë se përmend këtu këtë gjënë. Nuk i kam të sigurt se sa kohë kishte ai që bashkëpunonte me Çopjat. Kur kam dërguar avokatët e mi, për të bashkëpunuar me SPAK kam qenë pa rezerva, nuk e mbaj mend nëse kisha nisur të jepja deklarime apo jo në lidhje me çështjet e tjera.

Ju ka përmendur Plaurent Dervishaj, që Arjan Ndoj të ketë pasur çështje të tij nëpër duar duke qenë se ishte prokuror?

Erion Alibej: Unë nuk e mbaj mënd nuk jam shumë i sigurt. Edhe pse jam taku njëherë nuk do të thotë se ai do më tregonte mua gjithçka.

Mund të na thoni nëse këto deklarime që thatë sot dhe ato që keni dhënë me herët i keni dhënë me vullnetin tuaj të lirë?

Erion Alibej: Në asnjë moment, unë nuk jam ndjerë i presionuar, që kur kam bashkëpunuar unë kam thënë vetëm të vërtetën. /E.T

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV