Katër persona, mes tyre tre shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe pasi akuzohen për disa grabitje me vlerë 1 milionë paund.
Mësohet se Endrit Nikolli, 27 vjeç, Kristian Gropcaj, 30 vjeç, George Pepa, 30 vjeç, dhe Jade Tubb, 33 vjeç, janë akuzuar për disa vjedhje në periudhën Nëntor 2024-Mars 2025.
Raportohet për 37 vjedhje me dhunë të objekteve me vlerë të lartë në Britaninë e Madhe. Arrestimet u bënë pas hetimeve disa mujore ndërsa autoritetet britanike kanë nisur hetimet e detajuara nëse ka persona të tjerë të përfshirë. m.p.