Kryen aktivitete të paligjshme në liqenin e Komanit, procedohen penalisht 5 shtetas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht 5 persona pasi u kapën në flagrancë duke kryer aktivitete në kalatën dhe në liqenin e Komanit, në kundërshtim me ligjin.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në zbatim të planit operacional “Komani”, kanë ushtruar kontrolle në kalatën dhe në liqenin e Komanit, për verifikimin e aktiviteteve që kryhen në këto hapësira.

Nga kontrollet u konstatua se:

– shtetasi R. N. transportonte vizitorë, me varkë, në liqenin e Komanit, pa e regjistruar këtë aktivitet në organet tatimore;

– shtetasit L. M. dhe E. Q., po trasnportonin secili, 50 vizitorë, me varka, në liqenin e Komanit, pa i pajisur ata me kuponë tatimorë për këtë shërbim;

-shtetasit Z. D. dhe F. D. kishin zënë një pronë publike dhe e kishin kthyer në vend për parkimin e automjeteve, me pagesë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u refruan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve Z. D., 70 vjeç, F. D., 48 vjeç, R. N., 24 vjeç, L. M., 36 vjeç dhe E. Q., 50 vjeç”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, “Moslëshimi i kuponit tatimor”, “Fshehja e të ardhurave”./e.t

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV