Mesfushori i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thomas Partey është zyrtarisht i akuzuar nga Policia britanike për pesë raste të përdhunimit dhe një rast të sulmit seksual. Ngjarjet dyshohet të kenë ndodhur në periudhën midis viteve 2021 dhe 2022 dhe përfshijnë tre gra të ndryshme, shkruan A2 CNN. Sipas autoriteteve, dy akuza për përdhunim kanë lidhje me një grua, tre akuza të tjera lidhen me një grua të dytë, ndërsa akuza për sulm seksual i atribuohet një rasti me një grua të tretë.

Kontrata e 32-vjeçarit me ekipin e Arsenalit përfundoi të hënën, pas një qëndrimi katërvjeçar në klub, që nga transferimi i tij nga Atletico Madrid në tetor të vitit 2020 për një shumë prej 45.3 milionë paundësh. Ai luajti 130 ndeshje në Premier League me fanellën e Arsenalit, duke shënuar 9 gola. Sezonin e kaluar, Partey realizoi katër gola në 35 paraqitje në elitën e futbollit anglez, ndërsa në Ligën e Kampionëve kontribuoi në 12 ndeshje, duke ndihmuar klubin londinez të arrinte deri në gjysmëfinale, ku u eliminua nga Paris Saint-Germain.

Hetimet për këtë çështje nisën në shkurt të vitit 2022, kur policia mori denoncimin e parë për përdhunim. Efektivi Andy Furphy, i cili po drejton hetimin, deklaroi se prioriteti i policisë është ofrimi i mbështetjes për gratë që kanë dalë në publik dhe kanë denoncuar.

Thomas Partey pritet të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit më 5 gusht. BBC News raportoi se ka kontaktuar klubin e Arsenalit për një koment, por deri tani nuk ka pasur ndonjë përgjigje zyrtare. m.p.

Të fundit

Çmimi i “arit të zi” pas konfliktit Izrael-Iran, eksperti: Pritet rritje

Eksperti i tregjeve, Ergis Sefa, parashikon rritje të mundshme të çmimit të naftës për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe...

Revolucioni i klonimit, epoka e inxhinierisë gjenetike që nxiti debatin global

5 korrik 1996 - Lindja e deles Dolly Nga Leonard Veizi Më 5 korrik 1996, në një fermë pranë Edinburghut, në Skoci, lindi një qengj...

Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të këtij viti ishin listuar rreth...

“Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Përmes një komunikimi nga qelia, Meta shprehet se miliona euro para të dhuruara për fermerët nga Bashkimi Europian, përfunduan në xhepat e “investitorëve strategjikë”...

Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

9 korrik 1943 Më 9 korrik 1943, Lufta e Dytë Botërore hyri në një fazë vendimtare me zhvillime të mëdha në dy fronte kyçe: Bregdeti...

Lajme të tjera

Web TV