Rama paralajmëroi ndërhyrje te çmimi i naftës/Konfindustria: Mirëpresim nismën e qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndërhyrjen e shtetit për të rregulluar çmimin e naftës, ka ardhur një reagim edhe nga Konfindustria. Në një deklaratë, administratori i Përgjithshëm Gjergj Buxhuku thotë se mirëpresin nismën e qeverisë, ndonëse është e vonuar, ndërsa kërkon sqarim se si do të zbatohet kjo praktikë.

“Deri më sot nismat politike për rregullimin e funksionimit të tregut të karburanteve kanë dështuar, duke shprehur korrupsionin e kapjes së shtetit ”state capture” nga lobi i kompanive të karburanteve. Njëkohësisht, mbetemi në pritje të sqarimeve nga ekzekutivi sesi është menduar të zbatohet në praktikë nisma në fjalë.”, thuhet në deklaratë.

Më tej, duke theksuar se çmimet e larta ta karburanteve kanë qenë një ndër shkaqet kryesore të shkatërrimit të industrive dhe bujqësisë, ai thekson se Konfindustria i ka kërkuar vazhdimisht ekzekutivit që të ndërhyjë në stabilizimin e çmimeve. Buxhuku rekomandon gjithashtu që, pavarësisht nismës në fjalë, duhet të merren masa të tjera si krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve, ulja e ngarkesës fiskale, goditja e kontrabandës masive etj.

“Konfindustria i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur publikisht ekzekutivit dhe personalisht KM Rama domosdoshmërinë e stabilizimit në ulje të çmimeve të karburanteve. Lufta kundër monopoleve të karburanteve, krijimi i Entit Rregullator të Karburantevr, ulja e ngarkesës fiskale, goditja e kontrabandës masive deri në shkelje të embargove të OKB ndaj shteteve si Iran, Rusi, Libi, etj, janë veprimet ligjore, që duhen marrë pavarësisht nismës në fjalë.”, shton Buxhuku.

Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama, nga takimi që mbajti për bujqësinë në Cërrik, deklaroi se qeveria do të ndërhyjë në çmimin e naftës. Kreu i qeverisë paralajmëroi se brenda këtij viti do të vendoset një ekuilibër i ri i çmimit të naftës për konsumatorët, me qëllim lehtësimin e barrës ekonomike.

Lexo edhe :  Shërbimi sekret serb, 10 vite që përdor "software" të dyshimtë vëzhgimi

Deklarata e plotë:

Konfindustria vlerëson, se është e mirëpritur ndonëse e vonuar, nisma e shpallur nga KM Rama për ndërhyrje shtetërore të drejtëpërdrejtë në stabilizimin e çmimeve të tregut të karburanteve.

Deri më sot nismat politike për rregullimin e funksionimit të tregut të karburanteve kanë dështuar, duke shrehur korrupsionin e kapjes së shtetit/”state capture” nga lobi i kompanive të karburanteve. Njëkohësisht, mbetemi në pritje të sqarimeve nga ekzekutivi sesi është menduar të zbatohet në praktikë nisma në fjalë.

Konfindustria ripërsërit vlerësimin e saj, se çmimet e larta të karburanteve, janë ndër shkaqet kryesore të shkatërrimit të industrive dhe bujqësisë shqiptare. Në 3 mujorin e parë të vitit 2025 prodhimi industrial ka rënë sërish me mbi 7% dhe bujqësia me mbi 5%. Defiçiti tregëtar në vitin 2024 arriti rekordin historik në 5,4 miliard euro. Karburantet sot në Shqipëri tregëtohen 35-40% më shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Maili i Zi, Bosnje Herzegovinë, etj. Tregu i karburanteve është më i madhi në Shqipëri me të paktën 2 miliard $/vit.

Konfindustria i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur publikisht ekzekutivit dhe personalisht KM Rama domosdoshmërinë e stabilizimit në ulje të çmimeve të karburanteve. Lufta kundër monopoleve të karburanteve, krijimi i Entit Rregullator të Karburantevr, ulja e ngarkesës fiskale, goditja e kontrabandës masive deri në shkelje të embargove të OKB ndaj shteteve si Iran, Rusi, Libi, etj, janë veprimet ligjore, që duhen marrë pavarësisht nismës në fjalë.

Gjergj Buxhuku

Administrator i Përgjithshëm

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV