Revoltë 9 mujore në Serbi! Arrestime dhe dhunë. Si do mbyllet kjo histori?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa protestat kundër korrupsionit në Serbi hyjnë në muajin e nëntë, ato nuk tregojnë asnjë shenjë zbehjeje. Përkundrazi, po pësojnë ndryshime në drejtim, përbërje dhe strategji.

Fundjavën e kaluar, rreth 140 mijë persona u mblodhën në sheshin Slavija të Beogradit, në kulmin e protestave. Studentët, të cilët i kishin udhëhequr protestat që prej nëntorit 2024, shpallën se nuk do të ishin më në krye të organizimit.

Ata kishin vendosur si afat fundjavën për të kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të reja, por meqenëse kjo nuk ndodhi, ata ftuan grupe të tjera qytetare të marrin përsipër drejtimin e lëvizjes.

Studentët u bënë thirrje qytetarëve që kundërshtojnë Presidentin Aleksandar Vuçiç dhe Partinë Progresive Serbe (SNS), në pushtet prej vitesh, të nisin një fushatë të mosbindjes civile.

Që prej asaj deklarate, qytete të shumta në Serbi kanë parë ngritjen e barrikadave dhe bllokadave rrugore, me qytetarë që përdorin kosha plehrash, karrige dhe mjete të tjera për të bllokuar rrugët kryesore në Beograd, Novi Sad, Nish dhe qytete të tjera. Iniciativa qytetare të njohura si “kuvendet e qytetarëve” janë përfshirë gjerësisht në organizim.

Sapo policia ndërhyn dhe çmonton një bllokadë, një tjetër shfaqet në një pikë tjetër të qytetit. m.p.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV