Rusia: Fundi i luftës në Ukrainë aktualisht nuk duket i mundur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia thotë se arritja e qëllimeve të saj në Ukrainë me mjete diplomatike “nuk duket e mundur” për momentin.

Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u pyet në lidhje me komentet e Presidentit Donald Trump, i cili tha se ishte i zhgënjyer me Vladimir Putinin pas telefonatës së djeshme që ata zhvilluan sëbashku.

“Natyrisht, ne i kushtojmë vëmendje të madhe të gjitha deklaratave të Presidentit Trump”, tha Peskov, shkruan A2 CNN.

“Gjatë bisedës, Presidenti Putin përsëriti se ne jemi të interesuar të arrijmë objektivat tona gjatë operacionit të posaçëm ushtarak dhe mundësisht me mjete politike dhe diplomatike”, shtoi Peskov.

“Megjithatë, meqenëse kjo aktualisht nuk duket e mundur, ne po vazhdojmë operacionin tonë ushtarak special”, shkruan A2 CNN.

Ai shtoi se Putin i tha Trump se Rusia është ende duke pritur “koordinimin e datave” për raundin e tretë të bisedimeve të drejtpërdrejta me Ukrainën.

I pyetur nëse një takim Trump-Putin është i mundur këtë verë, Peskov tha se një takim i tillë është “i nevojshëm”, por duhet të jetë “i përgatitur mirë”. m.p.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV