“Shiti 5 mld euro naftë dhe nuk pagoi taksa”/ Bankers duhet të hetohet nga SPAK!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Klodiana Lala, dha detaje nga aksion i Prokurorisë së Fierit, e cila ka lëshuar 14 masa sigurie për drejtues dhe ish drejtues të kompanisë Bankers Petroleum Albania.

Lala tha se bëhet fjalë për një aferë me dëm të jashtëzakonshëm, ku është shitur 5 miliardë euro naftë, ndaj duhet të hetohet nga SPAK dhe jo nga një prokurori lokale.

“Nëse kam një kritikë në raport me SPAK, është çështja e inceneratorëve dhe e dyta Bankers, që duhet të hetohej nga SPAK. Çdo veprim i Prokurorive, si ajo e Fierit, janë veprime shumë të vonuara dhe dëmi i shkaktuar shtetit është i pallogaritshëm. Prokuroria e Fierit ka nisur hetim në 2024, mbi bazën e një dokumenti të dërguar nga Drejtoria e Tatimeve, ku pretendohej se kishte konstatuar shkelje nga Bankers. Nga ky hetim prokuroria e Fierit, ka marrë 14 masa sigurie, nga të cilat 6 arrest me burg, drejtues dhe ish drejtues të kompanisë, dy prej të cilëve nën arrest, CEO aktual dhe ish drejtori i kompanisë.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur drejtues dhe ish drejtues, por janë jashtë vendit. Janë ekzekutuar, po ashtu 5 masa arrest në shtëpi dhe të tjera detyrim paraqitje.

Nga hetimet, rezulton se bëhet fjalë për skemë mashtruese 20 vjeçare, përmes së cilës kompania nuk ka paguar taksat.

Që nga 2004, deri në 2024, rezulton se Bankers Petroleum, ka shitur mbi 5 miliardë euro naftë. Kjo kompani deklaronte humbje 110 mln euro. Sipas prokurorisë rriste fiktivisht shpenzimet, që të dilte me humbje dhe të shmangte taksat.

Ndaj personave të arrestuar, rëndojën dyshimet për mashtrim për fshehje taksah, pastrim parash, evazion fiskal dhe krijim të skemave mashtruese. Nga kjo histori 20 vjeçare, prokuroria thotë se nga hetimet ka rezultuar se buxhetit i është shkaktuar dëm në miliona euro. Bankers dhe shteti janë përballur në arbitrazh, sepse AKB ka patur auditim dhe ka konstatuar këto shkelje që dyshon prokuroria sot.

Lexo edhe :  Rama: Kur udhëtoj me familjen përdor gjithmonë klasin ekonomik

Besoj nuk është vetëm histori abuzimi, por kemi edhe burim nafte të tharë, që nuk jep më për Shqipërinë. Kemi edhe ndoshta procese në arbitrazh. Mendoj se SPAK duhet ta marrë drejtimin e këtij hetimi, sepse bëhet fjalë për një kompani që operon që në 2004, vetëm pas 25 vitesh kujtohet prokuroria. Mendoj se nuk duhet të mbetet këtu, duhet të hetohen njerëzit e politikës, se si u lidh kjo kontratë, si kanë vepruar qeveritë, a është abuzuar me këtë pasuri të vendit”, tha Lala./E.T

Të fundit

Nga qiratë sociale te banesat me kosto të ulët, ndryshon programi për familjet në nevojë!

Në një kohë kur çështja e strehimit po bëhet gjithnjë e më problematike për mijëra familje shqiptare, veçanërisht në...

Zbulimi i rrallë në “zemër” të xhunglës meksikane

Në zemër të xhunglës së Chiapas-it, Meksikë, arkeologët kanë zbuluar Sak-Bahlán, një qytet të humbur që për më shumë se një shekull shërbeu si...

Zelensky këshillohet: Vish kostum para takimit me Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për të zhvilluar një takim të planifikuar me presidentin amerikan Donald Trump të hënën. Pas...

Delfinët shfaqen në plazhin e Darzezës, surprizojnë pushuesit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në plazhin e Darzezës, ku disa delfinë janë shfaqur shumë pranë vijës bregdetare. Pushuesit u surprizuan nga pamjet...

“Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit”, zëri i një brezi të humbur dhe tragjedia e tij

18 gusht 1929 – Austria ndalon romanin e Remarkut Nga Leonard Veizi Kur dëgjojmë fjalën “luftë”, mendja na shkon menjëherë te heronjtë e lavdishëm, betejat epike...

Lajme të tjera

Web TV