Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjitha ata që kanë zënë hapësirat publike në dëm të qytetarëve “të mbledhin plaçkat”, duke theksuar se boll është boll.
“U bëj thirrje të gjithë atyre që janë keqkuptuar apo që fatkeqësisht ia kanë dalë të bëjnë para e fitime në dëm të komunitetit, të mbledhin plaçkat, boll është boll”, tha Rama.
Ai paralajmëroi inspektorët e Bashkive dhe të IKMT-së që të mos mbyllin sytë përpara këtyre paligjshmërive.
Në të kundërt, deklaroi Kryeministri, do të përballen me situata të papëlqyeshme, madje edhe ligjore po të jetë nevoja, shtoi ai.
Edi Rama: Brenda dy javësh duhet të kemi inventarët e të gjitha zonave në këto qytete, duhet të kemi inventarët e të gjithë këtyre kleçkave që ua kanë nxirë jetën banorëve në këtë qytete, komuniteteve, të moshuarve, fëmijëve dhe që i kanë kthyer territore të tëra në tokë e xanun në mënyrë të padrejtë që të bëhen gati.
Në 2 javëshin e dytë të korrikut do të vazhdojmë për t’u mos u ndaluar më me të gjitha forcat e ligjit, inspektoriatet, me të gjitha forcat e policive bashkiake dhe të shtetit, për ta ngritur njëherë e mirë në hava shtëpinë tonë të përbashkët.
U bëj thirrje të gjithë atyre që janë keqkuptuar apo që fatkeqësisht ia kanë dalë për një kohë jo të vogël të bëjnë para e fitime në dëm të komunitetit, të mbledhin plaçkat sepse boll është boll.
Arsyet që dihen dhe nuk dua t’i komentoj më kanë bërë të jem pranë Tiranës e banorëve, marr mesazhe e ankesa, e kam shumë të fortë detyrimin që në radhë të parë në Tiranë, Vlorë e Durrës, ku kam marrë mbështetje edhe personalisht të jem gati për t’u dhënë përgjigjen që kërkojnë, është përgjigje e interesit komunitar të përbashkët.
Duke shpresuar që edhe këta inspektorët e Bashkive dhe IKMT do të vrapojnë shumë këto javë, që pastaj të mos përballen me faktet e syve të tyre të mbyllur, gjë që do i çojë në situata të papëlqyeshme edhe ligjore po të jetë nevoja, dhe policia e shtetit vazhdojë të këmbëngulë në rritjen e vigjilencës për çdo ndërhyrje pa leje./e.t