U njohën në shkollën e mesme, dashuria e Diogo Jotës dhe Rute Cardosos nisi në bibliotekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diogo Jota (28 vjeç) dhe vëllai i tij, Andre (25 vjeç), humbën jetën tragjikisht të djegur brenda Lamborghinit jeshil në zonën e Zamorës në Spanjë. Dhimbja dhe trishtimi është i madh në botën e futbollit, teksa funerali i vëllezërve do zhvillohet nesër pranë Portos (Portugali) në orën 10:00.

Jota, sulmuesi i Liverpoolit la pas bashkëshorten moshatare dhe tre fëmijët e tyre të vegjël, më i madhi katër vjeç. Historia e njohjes së Diogo Jotës dhe Rute Cardosos është fiks si në ato përrallat, por pa një fund të lumtur. Goma që i shpërtheu makinës ndërpreu në mes një dashuri të madhe të nisur që në bankat e shkollës.

Rute dhe Diogo u njohën për herë të parë në vitin 2012, pra 13 vite më parë në bibliotekën e shkollës së mesme. Ai, nuk mburrej, interesi për mësimet nuk ishte i madh paçka se merrte nota të mira, edhe pa u ulur të mësonte. Fokusi i tij ishte futbolli dhe Rute e donte që në njohje, pa famën apo pasurinë.

Dy adoleshentët e konsoliduan lidhjen e tyre dhe prej vitesh e kishin bërë publike në kanalet e komunikimit, ku dallohet shpresa dhe forca që merrnin nga njëri-tjetri.

Ajo dinte gjithçka rreth mënyrës se si ai ishte refuzuar fillimisht nga Benfica dhe Porto, duke i shkatërruar besimin që i kishte krijuar skuadra lokale Gondomar Sport Clube, për të cilën ai shënoi 38 gola në një sezon dhe nga orët e tij të pafundme në tarracën e shtëpisë së prindërve të tij, duke thyer vazo me bimë në ndjekje të trukeve të reja, të frymëzuara nga karrierat e babait dhe gjyshit të tij, të dy ish-lojtarë futbolli amatorë.

Ajo kishte aplikuar për diplomë në marketing në Universitetin e Mirandelas, në verilindje të Portugalisë dhe kishte shpresa ta transferonte ofertën e saj për një vend në një strukturë më afër vendit ku do të ishin ata, megjithëse kjo do të duhej të priste. “Është pezull”, tha ajo. “Varet nga ajo që do të ndodhë në karrierën e Diogos.”

Lexo edhe :  Në Zvicër, vendasit shkojnë në punë me not (VIDEO)

Ajo e ndoqi kudo, përballoi zhgënjimet dhe shijoi suksesin e djaloshit që u bë bashkëshorti dhe së bashku sollën në jetë tre fëmijë. Të enjten e 3 korrikut rreth orës 00:30, një aksident i mori jetën Diogos dhe të vëllait, duke “shkrumbuar” një familje.

Funerali i tyre do të fillojë sot, me homazhet që do të zhvillohen në São Cosme në orën 15:00 dhe funerali do të zhvillohet të shtunën në orën 10:00. Do të mbahet në Igreja Matriz de Gondomar, gjysmë ore larg qytetit të tij të lindjes, Porto, ku dy javë më parë Diogo u martua me të dashurën e fëmijërisë, Rute, në një shërbesë katolike të mbushur me familjarë dhe miq./e.t

Të fundit

Berisha këmbëkryq me burrat e Bjeshkëve, rrëfen rininë mes Alpeve

Sali Berisha - Udhëtim drejt rinisë time! Të dashur miq, pas darkës festive, më datë 14 gusht, pas një mëngjesi...

Takimi historik/ A do të pranoni një armëpushim? Putin u shmanget pyetjeve të gazetarëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin, të premten në Alaskë në një takim që cilësohet...

Amerika shfaq fuqinë ushtarake në pritje të Putinit

Në minutat e fundit, Donald Trump zbarkoi në Anchorage në bordin e Air Force One. Zëvendësshefi i tij i stafit, Dan Scavino, ka postuar përditësime...

FOTO/ Trump pret me duartrokitje Putin, dy liderët shtrëngojnë duart në Alaska

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur presidentin rus, Vladimir Putin, në një takim të veçantë në Alaska. Fotot dhe videot nga tregojnë momentin kur Trump...

4000 trupa amerikane rrethojnë Amerikën Latine, nis zbatimi i planit të Trump

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë më shumë se 4,000 marinsa në ujërat përreth Amerikës Latine dhe Karaibeve, si pjesë e një përpjekjeje të shtuar...

Lajme të tjera

Web TV