Vapa ekstreme përfshin Europën Jugore, qindra viktima në Spanjë, Greqia në flakë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia vijon të përballet me një valë të paprecedentë të të nxehtit, me temperatura që arrijnë deri në 40-41°C në disa rajone dhe me një ndjesi përvëluese lagështie që e bën jetesën thuajse të padurueshme.

Asfalti “shkrihet”, ndërsa punëtorët në ambiente të hapura përballen me kushte të rrezikshme për shëndetin.

Deri më tani, janë raportuar tre viktima nga i nxehti: dy në Sardenjë dhe një në Xhenova. Për shkak të situatës alarmante, INPS (Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore) u ka komunikuar kompanive se mund të kërkojnë kompensime për ndërprerjen e punës për shkak të kushteve ekstreme, në rastet kur temperaturat kalojnë 35°C.

Në Milano, për të përballuar valën e të nxehtit, autoritetet kanë vendosur që në tarracat e famshme të Duomo-s të ngrihet një qendër mjekësore emergjente për turistët, nga data 1 korrik deri më 15 shtator, çdo ditë nga ora 12:00 deri në 17:00 – në orët më kritike të ditës.

Sot, 20 qytete italiane janë në nivelin maksimal të alarmit të kuq për të nxehtin. Megjithatë, nga fundjava pritet një përmirësim i pjesshëm i situatës në Veri të vendit, ku priten reshjet e para dhe një ulje e ndjeshme e temperaturave. Në Qendër dhe Jug, klima do të mbetet për momentin e qëndrueshme dhe me diell.

Por vala e të nxehtit nuk po kufizohet vetëm në Itali. E gjithë Europa Jugore po vuan nga temperaturat ekstreme. Në Spanjë, mbi 100 persona kanë humbur jetën nga e shtuna për shkak të të nxehtit, ndërsa në Greqi situata është dramatike: ishulli i Kretës është përfshirë nga zjarre masive të nxitura nga erërat e forta, duke detyruar evakuimin e banorëve dhe turistëve, përfshirë edhe shtetas italianë.

Lexo edhe :  Rusia tërhiqet nga traktati bërthamor i Luftës së Ftohtë, ç’do të thotë kjo?

Autoritetet paralajmërojnë qytetarët të shmangin qëndrimin në diell gjatë orëve të pikut, të konsumojnë shumë ujë dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta. Vapa ekstreme pritet të zgjasë edhe për disa ditë në pjesën më të madhe të rajonit./e.t

Të fundit

Ministria e Bujqësisë merr vendim për shpendët dhe derrat

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndaluar importin e shpendëve të prekur nga sëmundja e pseudopestit nga shtetet...

“Tigrat e Ballukut po vjedhin 94 mijë euro/ditë, SPAK nuk ka guxim ta hetojë”

Partia e Lirisë denoncon dy TEC-et lundruese në Vlorë dhe akuzon SPAK-un se nuk ka guxim të hetojë këtë aferë korruptive që i ka...

U hodh në det nga një shkëmb, i mituri në Vlorë e pëson keq

Një 12-vjeçar është plagosur pasi u hodh në det nga një shkëmb i lartë. I mituri pësoi dëmtime në kokë dhe nga shërbimet e Stacionit...

Zelensky: Sapo fola me Edi Ramën, e informova çfarë po ndodh

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas tij, ai e informoi për situatën në frontin e luftës dhe...

“Skenar horror” për Zvicrën, presidentja kthehet duarbosh nga Washingtoni

Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter është kthyer në atdhe pas negociatave të pasuksesshme mbi një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara në Uashington. Ajo dhe...

Lajme të tjera

Web TV