Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dollari amerikan kanë vijuar tendencën në rënie në raport me lekun, edhe gjatë javës që sapo u mbyll, për shkak të zhvlerësimit përballë euros në tregjet ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, monedha e gjelbër ka prekur nivelin më të ulët që nga mesi i vitit 2008, kur shpërtheu kriza e pasurive të patundshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari e mbylli ditën e premte në mesatarisht 83.15 lekë, niveli më i ulët në rreth 17 vitet e fundit.

Në anën tjetër, euro ka qenë më e qëndrueshme përballë monedhës tonë, por vijon të tregtohet pranë nivelit më të ulët historik. Ndryshe nga euro, ecuria e së cilës përcaktohet nga kërkesa dhe oferta në tregun e brendshëm, tendenca e dollarit përcaktohet nga ecuria në raport me euron në tregjet ndërkombëtare. Pra, raporti dollar/euro në tregjet ndërkombëtare reflektohet në raportin dollar/lek në tregun e brendshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, euro e mbylli këtë javë në nivelin mesatar prej 97.95 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Ekspertët parashikojnë se tendenca e lekut mund të vijojë në rënie të paktën gjatë muajve të verës, pasi fluksi i madh i turistëve sjell me vete edhe valutë të huaj, kryesisht euro.

Monedha amerikane është gjendur nën presion, gjatë muajve të fundit, për shkak të disa faktorëve. Së pari ishin paqartësitë në lidhje me tarifat e njoftuara në fillim të prillit nga presidenti amerikan, Donald Trump, që shkaktuan kaos në tregje, por gjithashtu dobësuan edhe besimin e investitorëve te dollari si një aset i sigurt, në periudha trazirash. Së dyti, ndikuan sulmet e hapura të Donald Trump ndaj presidentit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për të ulur normat e interesit. Goditjen e fundit, monedha e gjelbër e mori nga përfshirja e Shteteve të Bashkuara në luftën 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit./e.t

Të fundit

Foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në qendrën spitalore, zbulohen detajet e para

Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga...

 Vila e Gjeçajve në Theth u dogj nga banorët, nga inati se ishte e ftuara e Ramës

Flora Xhemani Baba, gazetare dhe eksperte e njohur e turizmit, thotë se vila turistike e Aida Gjeçaj në zonën e Thethit është djegur nga...

Erion Braçe: Ja pse bëra “fushatë” për Jorida Tabakun

Në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, deputeti socialist Erion Braçe iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me mbështetjen që i dhanë njëri-tjetrit, ai dhe...

Fundi i Perandorisë së Shenjtë Romake: Krijimi i Konfederatës së Rinit

13 Korrik 1806 Më 13 korrik 1806, gjashtëmbëdhjetë shtete gjermane shpallën shkëputjen e tyre nga Perandoria e Shenjtë Romake dhe formuan një aleancë të re:...

Liverpool tërheq fanellën me numrin 20 në nder të Diogo Jota

Liverpool ka vendosur të tërheqë përherë fanellën me numrin 20 në të gjitha nivelet, përfshirë ekipet e para të meshkujve dhe femrave, si dhe...

Lajme të tjera

Web TV