VIDEO/ Alarm për zjarr në avionin e Ryanair, 18 të plagosur gjatë evakuimit në Majorka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 18 persona u plagosën në aeroportin e Palmës në Majorka të Spanjës gjatë evakuimit nga një Boeing 737 i kompanisë Ryanair, që po përgatitej për t’u nisur.

Sipas informacioneve të para, në bord u raportua për një zjarr të mundshëm, që më pas rezultoi i pavërtetë.  Avioni ishte drejtuar për në Mançester dhe gjithçka ndodhi në mbrëmjen e vonë të 4 korrikut, sipas raportimit të mediave.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon dhjetëra pasagjerë që largohen nga avioni duke kërcyer nga njëra prej krahëve, që ndodhej rreth 3 metra mbi tokë.

Disa prej tyre u lënduan sapo prekën tokën. Në raste evakuimi emergjent, zakonisht fryhen të gjitha rrëshqitëset e shpëtimit në daljet e avionit. Nuk është ende e qartë pse vetëm njëra prej tyre ajo në derën e përparme të majtë ishte në funksion.

 

 

“Një fluturim nga Palma për në Mançester ndërpreu ngritjen për shkak të ndezjes gabimisht të një drite alarmi për zjarr. Pasagjerët u evakuuan duke përdorur rrëshqitëset fryrëse dhe u rikthyen në terminal. Gjatë zbarkimit, një numër i vogël udhëtarësh pësuan lëndime të lehta dhe ekuipazhi kërkoi ndihmë mjekësore menjëherë. Më tej, për të minimizuar shqetësimet për pasagjerët, ne siguruam shpejt një avion zëvendësues për të kryer fluturimin, i cili u nis nga Palma në orën 07:05 të mëngjesit të së shtunës. Kërkojmë ndjesë të sinqerta pasagjerëve të përfshirë për çdo shqetësim të shkaktuar”, tha kompania ajrore në një deklaratë.

Lexo edhe :  Më pak taksa për amerikanët/ Kongresi miraton projektligjin e Trump

Fluturimi i Ryanair 3446 ishte planifikuar të nisej nga Palma në orën 22:50. Nga 18 personat e plagosur, gjashtë u dërguan në spital./e.t

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV