Avokati i Ilir Metës në merak edhe për bashkitë: Janë bërë si Komitetet Ekzekutive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka sulmuar kryeministri Edi Rama në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit bëri gjatë kësaj jave në bashkinë e Vlorës.

Cakrani e krahasoi Ramën me ajatollahët e Iranit dhe bashkitë e vendit me komitetet ekzekutive të kohës së komunizmit, ku vendoste lideri.

“Rama sot është Ajatollahu i Shqipërisë sepse kontrollon të gjitha pushtetet. Është i plotfuqishëm. Nuk është hera e parë që ndërhyn në bashkinë e Vlorës. Bashkitë janë kthyer si komitete ekzekutive në kohën e diktaturës. Dhe mesa duket nuk ka asnjë ndryshim, pasi vendos vetëm lideri. Ne bëjmë zgjedhje për pushtetin vendor dhe prandaj është ligji i vetëqeverisjes.
Ai e përcakton qartë mënyrën e vetëqeverisjes. Nuk ka asnjë mundësi që kryeministri të merret me një drejtor në Bashki. E kanë kthyer në një leckë Dredhën, i kërkon llogari lloj e lloj robi. Këtu ka marrë fund çdo gjë. Nuk ka ligj”, tha Cakrani./kb

Të fundit

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

ARTAN FUGA Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe teknologjisë numerike! Rrjetet sociale e kanë ndryshuar shumë gjuhën...

Aksident në Kukës, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kukës. Si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti, ka ndërruar...

PSG në “ankth”, sfida ndaj Realit i gjen të mbushur me probleme

PSG do të përballet me Realin në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Ndeshja është e programuar më 9 korrik, prej orës 21:00. Situata nuk shfaqet...

Rama në Vlorë: Lungomarja është e njerëzve! Bizneset t’i heqin vetë…

Në një kohë kur në kryeqytet por edhe në mbarë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara ndër vite nga...

Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri fshihet Izraeli

Ideja për krijimin e një shteti Bektashi në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i ka ardhur nga Izraeli. Kështu u shpreh në “Off the Record”...

Lajme të tjera

Web TV