Elon Musk sfidon Trump: Do hap Partinë Amerikane, e treta në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas luftës disajavore të fjalëve me njeriun që ndihmoi të rikthehej në krye të Shtëpisë së Bardhë, miliarderi Elon Musk vendos të sfidojë Trump në një mënyrë tjetër.

Ai ka njoftuar krijimin e një partie të re politike, që do të rivalizonte atë Republikane e Demokrate, në sistemin dypartiak të Shteteve të Bashkuara. Në platformën “X”, ai njoftoi se kishte themeluar “Partinë Amerikane” edhe pse nuk është ende e qartë nëse ajo është e regjistruar formalisht nga autoritetet zgjedhore të Shteteve të Bashkuara.

Musk, i cili ka lindur jashtë Amerikës e që rrjedhimisht nuk i lejohet të garojë për Presidencën, nuk e ka zbuluar ende se kush do të drejtojë atë. Miliarderi foli fillimisht, për mundësinë e një parrtie të re, gjatë sherrit publik me Trump, që rezultoi me largimin para kohe të tij nga roli në krye të departamentit të DOGE në administratën amerikane dhe shkëmbimin e fyerjeve e sharjeve të rënda me atë që dikur e kishte aleatin më të ngushtë.

Gjatë grindjes, Musk postoi në “X” një sondazh ku u kërkonte qytetarëve të votonin nëse Amerika duhej të kishte një parti të re. Duke ju referuar këtij sondazhi në postimin e tij të shtunën, Musk shkroi: “Ju doni një parti të re politike dhe do ta keni atë. Jetojmë në një sistem një partiak e jo demokratik. Sot, Partia Amerikane është formuar për t’iu dhënë mbrapsht lirinë tuaj”.

Megjithatë, deri më tani, Komisioni Federal i Zgjedhjeve nuk ka publikuar ende dokumenta për ndonjë regjistrim formal të partisë. Prishja e Trump me Musk nisi për shkak të atij që Trump e quan “një projektligj i madh e i bukur’, i cili sipas miliarderit do t’i shtojë 3 trilionë dollarë borxhit amerikan. m.p.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV