Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Mero Baze

SPAK ka bërë një punë të lavdërueshme lidhur me krimin e organizuar. Më shumë sesa arrestime masive të grupeve kriminale dhe depërtimin brenda atyre përmes të penduarve, ai i ka bërë një shërbim të çmuar shoqërisë shqiptare duke bërë publike bisedat e krimit të organizuar shqiptar në encrochat apo aplikacionet e tjera me të cilat komunikojnë. Këto biseda të zbardhura, pavarësisht fuqisë së tyre ligjore të diskutueshme, kanë padiskutim një meritë të madhe, pasi çmitizojnë kriminelët shqiptarë si gjoja grupe të organizuara kriminale apo kriminelë që komandojnë politikën. Ato na tregojnë një tufë njerëzish të gjymtuar mendërisht, frikacakë, të pabesë, injorantë, herë-herë të dhunshëm në ekstrem në mënyrë disproporcionale me objektivat që kanë, dhe mbi të gjitha të çorganizuar. Deri më sot, nga ato që ka bërë publike SPAK, ne nuk kemi asnjë grup kriminal të strukturuar në një nivel të tillë që mund të merret në konsideratë si grup mafioz në kuptimin që mafia ka në Perëndim, sidomos në vendet fqinje me ne. Ne kemi thjesht një tufë kriminelësh që janë ushtarë të paguesit më të parë.

Në këtë aspekt, krijimi i një miti të rremë për përfshirje të kriminelëve në zgjedhjet shqiptare, është një vepër e mirëfilltë “bamirësie” për krimin në Shqipëri, kryesisht prej Sali Berishës, i cili duke u përpjekur të justifikojë humbjen e tij, po ngre një mit të rremë që nuk ekziston.

Ideja se dy-tre kriminelë në Durrës apo Elbasan paskan vënë popullin në rresht të votojë, përveçse është fyese, është një sponsorizim direkt i krimit për të forcuar mitin e tyre.

Lexo edhe :  Dekreti i Duçes që bashkoi me Shqipërinë, Kosovën, Dibrën dhe Strugën

E vërteta është se krimi shqiptar as ndikon dot në zgjedhje, as ka guximin të përfshihet direkt në fushatë. Shumë prej tyre, natyrisht, i përdorin fushatat për të zgjidhur ndonjë hall të tyre dhe për të bërë ndonjë pazar, por jo për të sjellë vota njërit apo tjetrit kandidat. Ndikimi i tyre, edhe në ato pak vende ku përfliten, si në Elbasan apo Durrës, mund të jetë shumë herë më i vogël se ndikimi i ndonjë biznesmeni të madh apo faktori të fuqishëm ekonomik lokal.

Ajo që e bën të rëndësishëm krimin shqiptar është pikërisht ky debat pas zgjedhjeve, kjo përpjekje e Berishës për alibi, i cili për të shpëtuar “nderin” e tij, forcon “nderin” e kriminelëve, duke i mitizuar ata si mafiozë që diktojnë zgjedhjet në Shqipëri.

Niveli më i lartë i një banditi shqiptar është niveli i një gangsteri lokal që maksimumi mund të përfitojë nga lidhje klanore lokale.

Kriminelët shqiptarë bëhen të rrezikshëm pas zgjedhjeve, pikërisht në momente të tilla kur për ta flitet si për aktorë të rëndësishëm. Ata që në fakt në fushata fshihen si minj, se mos i sulmon dikush politikisht dhe shkojnë në burg, pas fushatës, në situata si kjo kur Sali Berisha i përmend çdo ditë, ata fillojnë e faktorizohen dhe u imponohen drejtuesve lokalë, por edhe pushtetarëve, si njerëz me “merita”. Dhe kanë si “fakte” sulmet e Sali Berishës për ta.

Ndaj, nëse ka një gjë që duhet luftuar dhe ku qeveria duhet të bëjë kujdes, është pikërisht sponsorizimi që Sali Berisha i bën krimit të organizuar për ta faktorizuar dhe për t’i dhënë të drejta të kërkojë meritat e një lufte që s’e ka bërë kurrë. Duke qenë ortak me ta në këtë betejë për t’u “dukur të fortë”, Sali Berisha në fakt është sponsori më i madh i krimit shqiptar, i cili nuk është as krim i organizuar dhe as faktor politik, por thjesht një bandë gangsterësh që ndihen të rëndësishëm falë Sali Berishës./kb

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV