Nga fitorja ushtarake, tek izolimi global: Izraeli mes lavdisë dhe ‘kostos’ politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas mbi 75 vitesh konflikte me fqinjët, Izraeli, një shtet i vogël sa New Jersey, ka arritur të dobësojë ndjeshëm kundërshtarët e tij, përfshirë Hezbollahun në Liban, Hamasin në Gaza, Houthit në Jemen dhe madje edhe Iranin që i mbështet ata.

Ky fuqizim ushtarak i ka dhënë Izraelit për herë të parë që nga themelimi i tij në vitin 1948-ën një perspektivë më të qetë, me rrezikun e një Irani bërthamor të zvogëluar dhe marrëdhënie më të qëndrueshme, megjithëse të tensionuara, me vendet arabe të Gjirit Persik.

Megjithatë, kostoja është e lartë.

Reagimi i ashpër ushtarak i kryeministrit Benjamin Netanyahu ndaj sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, që shkaktoi 1,200 viktima dhe 250 pengje, ka vendosur Izraelin në një pozitë të vështirë ndërkombëtare, ku shpesh akuzohet për krime lufte dhe gjenocid. Lufta në Gaza ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima dhe më shumë se 1 milion të pastrehë, ndërsa mijëra ushtarë izraelitë kanë humbur jetën dhe pengjet mbeten ende në duart e Hamasit.

Në SHBA, mbështetja për Izraelin është bërë temë shumë e ndjeshme dhe e polarizuar, me përplasje të forta në Kongres dhe protesta të shumta, si dhe rritje të incidenteve antisemitike. Brenda Izraelit, vendimi për të dhënë përparësi fitoreve ushtarake mbi kthimin e pengjeve ka shkaktuar “plagë të thella” dhe tensione në marrëdhëniet me pakicën arabe.

Në planin diplomatik, konfliktet kanë dëmtuar shpresat për normalizim marrëdhëniesh me vendet e Gjirit, sidomos Arabinë Saudite, dhe kanë përshkallëzuar dhunën në Bregun Perëndimor. Megjithatë, ka shenja dialogu me Sirinë dhe mundësi rikthimi të normalizimit me Arabinë Saudite pas përfundimit të luftës në Gaza.

Në skenën ndërkombëtare, lëvizje si BDS (bojkot, divestim, sanksione) kanë fituar impakt të ri, ndërsa opinionet negative për Izraelin janë rritur në shumicën e vendeve, përfshirë vende të rëndësishme evropiane.

Lexo edhe :  Kina i shkon te bregu Tajvanit me tanke amfibe

Demonstratat pro-Palestinës kanë marrë përmasa globale, shpesh duke përshkallëzuar tensionet dhe përplasjeve, duke përfshirë edhe sulme ndaj hebrenjve dhe muslimanëve.

Ndërsa shumë izraelitë mbështesin këto luftëra për sigurinë e vendit, ndjenja e pasigurisë dhe përçarjet sociale po rriten brenda dhe jashtë Izraelit, duke sfiduar kryeministrin Netanyahu dhe duke ngritur shqetësime mbi të ardhmen e rajonit dhe paqes./Përshtatur në shqip nga The New York Times

Të fundit

Skandali/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

Ministri i ri i Mbrojtjes i Rusisë, Andrei Belousov, është në qendër të kritikave të ashpra, pasi dyshohet se...

Tenistja e re vritet nga babai i saj: Më tallnin fshatarët se na mbante me bukë!

Një teniste indiane është vrarë nga babai i saj, pasi ai ngacmohej nga bashkëfshatarët e tij, të cilët i thonin se po e mbante...

“Tërmeti” i Ramës

Nga Rajmonda Basha E premtja për kryeministrin Edi Rama nuk ishte thjesht një ditë pune: ishte një sinjal alarmi për çdo hallkë të pushtetit vendor. Takimi...

“Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen?”/ Erion Braçe leksion Ramës

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në studion e “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se është dakord me ndërrimin e...

Vazhdon rokada në Policinë e Shtetit/ Mes shefave të rinj dhe një grua

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e para që merr...

Lajme të tjera

Web TV