Parakalim i gabuar, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje ndërkohë ekspertët po punojnë për verifikimin e shkaqeve.

Paraprakisht bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar ndërkohë që të dy mjetet lëviznin me shpejtësi tej normave.

Aksidenti ka ndodhur vetëm 200 metra larg vendit ku një ditë më parë dy mjete të tjera u përplasën duke lënë të plagosur dy drejtuesit e tyre.

Ngjarje të tilla rrugore në këtë segment regjistrohen çdo ditë ndërsa shpeshherë banorët kanë kërkuar rritjen e parametrave të sigurisë në këtë segment që po merr jetë njerëzish. Nuk janë të pakta rastet kur te aksidentet përfshihen kalimtarët, pasi zona është e banuar buzë aksit nacional. m.p.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV