Policia Bashkiake ‘zgjohet nga gjumi’, liron hapësirat publike, gjoba për automjetet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë hequr me karrotrec dhjetëra automjete të parkuara në rrugëkalime për këmbësorë, trotuare apo segmente rrugore, si dhe janë gjobitur drejtuesit e tyre.

“Gjatë 48 orëve të fundit: Janë vendosur dhjetëra gjoba për drejtues automjetesh që kanë parkuar gabim, në rrugëkalime për këmbësorë, trotuare dhe segmente rrugore ku pengohej qarkullimi; Janë larguar me karrotrec automjete të parkuara në mënyrë të gabuar, që krijonin pengesë për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve të tjera.”, njofton policia.

Këto kontrolle, thotë policia, do të vijojnë pa ndërprerje ndërsa apelon drejtuesit që të respektojnë rregullat, përndryshe do të përballen me gjoba. Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë” është liruar një hapësirë publike prej 300 metrash katrorë në lagjen  “Uji i Ftohtë”, ndërsa është proceduar penalisht administratori i subjektit që e kishte zënë me çadra, shezlongë dhe tavolina pa leje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në bregdet, pranë një restoranti në lagjen “Uji i Ftohtë”, konstatuan se administratori i këtij subjekti, shtetasi G. I., 62 vjeç, banues në Orikum, kishte zënë në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke publike prej 300 m², në të cilën kishte vendosur çadra, shezlongë dhe tavolina plazhi, pa qenë i pajisur me leje nga autoritetet përkatëse. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimi penal ndaj shtetasit G. I., për veprën penale “Pushtimi i tokës”, parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal.”, njofton policia.

Lexo edhe :  Po kullotnin bagëtitë me nënën e tyre, mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin

Autoritetet në Vlorë janë vënë në lëvizje pas kritikave të kryeministrit Edi Rama gjatë një vizite që zhvilloi pak ditë më parë në Vlorë. Kreu i qeverisë do të rikthehet sërish të hënën për të parë nëse porositë janë zbatuar. Kreu i qeverisë ka paralajmëruar zaptuesit që të lirojnë hapësirat përndryshe do të përballen me gjoba ose hetim penal./kb

Të fundit

Valë e fortë e të nxehtit do të prekë Shqipërinë, temperaturat kapin ‘rekord’

Një valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit pritet të prekë rajonin e Ballkanit në ditët e...

Në Rusi janë gati tri plane për përballjen me Donald Trump

Eksperti rus Aleksander Gabuev, drejtor i Qendrës Carnegie për Rusinë dhe Euroazinë në Berlin, analizon për revistën gjermane DER SPIEGEL ndryshimin e retorikës së...

Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë

Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot një mbledhje në kryeqytet me të gjithë deputetët e zgjedhur të qarkut të Tiranës si dhe me...

Barcelona-Valencia, nisin negociatat për të shpëtuar merkaton e katalanasve

Barcelona duhet të largojë disa lojtarë për të mundësuar regjistrimin e blerjeve të reja, si për shembull huazimi i anglezit Markus Rashford. Alex Valle, Ansu...

Fatlumi Edi Rama! Nuk ka opozitë, kështu që po e bën vetë opozitën

Edi Rama është në kushte aq komode në pushtet, saqë ka shumë kohë që bën edhe rolin e opozitarit. Kryeministri është fatlum, sepse e...

Lajme të tjera

Web TV