Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, reagon Rusia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping dhe Vladimir Putin. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës sugjeroi se sulmet e kombinuara nga liderët e Kinës dhe Rusisë mund të shkaktojnë një makth lufte botërore dhe ta çojnë planetin në prag të “Armagedonit”.

Sipas shefit të NATO-s, Kina do të përpiqet të marrë kontrollin e Tajvanit, ndërkohë që do të sigurohet që diktatori i Kremlinit të sulmojë njëkohësisht territore të NATO-s, mes frikës se Putini tashmë po i hedh sytë drejt republikave baltike Estoni, Letoni dhe Lituani, të cilat dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Duke theksuar nevojën urgjente për të rritur buxhetet ushtarake, Rutte i zbuloi The New York Times një vizion të frikshëm për të ardhmen.

“Të mos jemi naivë për këtë. Nëse Xi Jinping do të sulmonte Tajvanin, ai më parë do t’i telefononte partnerit të tij shumë më të vogël, Vladimir Vladimirovich Putin, në Moskë, dhe do t’i thoshte: ‘Hej, unë do të bëj këtë, dhe më duhet të më ndihmosh në Europë duke sulmuar territore të NATO-s’. Kjo është mënyra më e mundshme se si do të zhvillohet situata, dhe për t’i penguar ata, duhet të bëjmë dy gjëra”, deklaroi Rutte.

Duke vazhduar paralajmërimin e tij të frikshëm, Rutte shpjegoi edhe zgjidhjet që ka në dorë Perëndimi.

“E para është që NATO, në mënyrë kolektive, të jetë aq e fortë sa rusët të mos guxojnë ta bëjnë këtë. Dhe e dyta, të punojmë së bashku me rajonin Indo-Paqësor – diçka që presidenti Trump e promovon shumë, sepse kemi një ndërlidhje të ngushtë, dhe duhet të punojmë bashkë në industrinë e mbrojtjes dhe në inovacion mes NATO-s dhe Indo-Paqësorit”, shtoi kreu i NATO-s.

Lexo edhe :  Rekord i ri te Barcelona, fanellat e reja “çmendin” tifozët katalanas

Rutte paralajmëroi po ashtu se Putini po armatoset me një ritëm shumë të shpejtë, duke këmbëngulur se vendet perëndimore duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen.

“Kemi një sfidë të jashtëzakonshme gjeopolitike përpara. Dhe kjo, para së gjithash, është Rusia, e cila po rindërtohet me një ritëm dhe shpejtësi të paparë në historinë e kohëve të fundit. Ata tani po prodhojnë tre herë më shumë municione në tre muaj sesa e gjithë NATO gjatë një viti. Kjo është e paqëndrueshme, por rusët po bashkëpunojnë me koreano-veriorët, me kinezët dhe iranianët, mullahët, në këtë luftë agresioni të paprovokuar kundër Ukrainës. Pra, rajoni Indo-Paqësor dhe Atlantiku ynë po bëhen gjithnjë e më të ndërlidhur. Ne e dimë që Kina i ka sytë te Tajvani”, nënvizoi ai më tej.

Por për të rrëzuar pretendimet e ish-kryeministrit holandez mendoi vetë Rusia. Nga Kremlini reaguan duke thënë se Rutte “ka ngrënë shumë nga kërpudhat magjike të dashura për holandezët”.

Ish-Presidenti Dmitry Medvedev, njëherësh krahu i djathtë i Putinit u shpreh në platformën ‘X’ me ironi se Rutte duhet të përgatitet për një të ardhme në një kamp pune të tmerrshëm siberian.

“Ai sheh një bashkëpunim mes Kinës dhe Rusisë për Tajvanin dhe më pas një sulm rus në Europë. Por ka të drejtë për një gjë: duhet të mësojë rusisht. Do t’i hyjë në punë në një kamp siberian”, tha Medvedev. m.p.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV