Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë vendin.

Shumica e atyre që kanë humbur jetën ishin punonjës që kryenin detyra fizike në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës. Temperaturat ekstreme kanë vënë nën presion të madh edhe spitalet, ku shumica e të shtruarve janë të moshuar që vuajnë nga dehidratimi dhe goditjet e të nxehtit.

Meteorologët paralajmërojnë se këto fenomene nuk janë më të përkohshme, por një realitet i ri i lidhur me ndryshimet klimatike. “Roma dhe Parisi tashmë përjetojnë të njëjtat kushte klimaterike si Tunizia në verë,” thonë ekspertët, duke kërkuar masa të përhershme dhe strukturore për të mbrojtur qytetarët.

Autoritetet italiane kanë nisur zbatimin e masave emergjente për të parandaluar viktima të tjera. Në disa rajone si Roma, Milano, Torino, Veneto dhe të tjera, është ndaluar puna në ambiente të hapura nga ora 12:30 deri në 16:30 në ditët kur shpallet alarmi i kuq për temperaturat.

Megjithatë, kjo masë nuk vlen për sektorin publik, ku vazhdon të mungojë kontrolli dhe ndërgjegjësimi i plotë. Një ngjarje tragjike ndodhi dje në qytetin e Frosinone, ku një punëtor humbi jetën teksa po vendoste fibra optike në rrugë. Ai pësoi një atak kardiak në mes të vapës. Po në të njëjtën zonë, një shofer kamioni humbi ndjenjat dhe u rrëzua pranë pikës së pagesës në autostradë. Edhe ai nuk arriti të mbijetonte.

Temperaturat brenda kabinave të kamionëve janë kthyer në “furrë” për shoferët, ndërsa situata është po aq alarmante edhe në burgje. Shumica e institucioneve nuk kanë ajër të kondicionuar dhe as ventilatorë, duke e bërë të papërballueshme ditën për të burgosurit në qeli të mbipopulluara.

Probleme të mëdha janë shfaqur edhe në sektorin industrial, sidomos në industrinë metalurgjike, ku në disa fabrika temperatura ka kaluar 40 gradë. Më shumë se 20 punëtorë janë larguar nga vendi i punës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Lexo edhe :  Pamje me dron/ Momenti i shpërthimit me tritol të ndërtesës pa leje në Radhimë

Për fat të mirë, parashikimet e motit thonë se nga nesër pritet një rënie e lehtë e temperaturave, por ekspertët paralajmërojnë se valë të ngjashme të të nxehtit do të përsëriten gjatë gjithë verës./kb

Të fundit

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të...

Lewandowski refuzoi një pagë “të çmendur” nga Sauditët, për të qëndruar te Barça!

Agjenti i Lewandowskit zbuloi se sezonin e kaluar, sulmuesi refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite për të qëndruar te Barcelona. Ndërkombëtari polak...

YouTube prezanton rregulla të reja: inteligjenca artificiale do të gjejë moshën tuaj

YouTube, një nga platformat më të njohura online, po prezanton një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si mbron përdoruesit e rinj. Kompania do të...

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Ngarja mbrapsht mbetet një nga rreziqet më të mëdha të aksidenteve rrugore. Sipas Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), një në katër kontakte me këmbësorët ndodh...

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte...

Lajme të tjera

Web TV