Ardit Bido komenton “aksionin” e Ramës në Vlorë: Ishte e nevojshme!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtori i Arkivave, Ardit Bido, i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi në qarkun e Vlorës nën siglën e Partisë Socialiste, komentoi këtë mbrëmje në studion e emisionin “Now” me Erla Mëhillin aksionin e zhvilluar së fundmi nga bashkia dhe kryeministri Edi Rama për lirimin e hapësirave publike të cilat janë zënë nga bizneset në funksion të tyre.

Gazetari Bido e ka cilësuar këtë reformim të Ramës si një nevojë e madhe e Bashkisë dhe e qytetit, ndërsa thekson se institucionet kanë funksionuar nga koha, por se tashmë ishte nevoja që të hynin në një tjetër epokë riformimi.

Në momentin që VKM nuk zbatohen se ndër vite është vepruar në një formë të caktuar, po kanë dhe ca njohje, po ka dhe raste korruptive. Ne kemi një problem qe është i lidhur me mentalitetin.

Kemi një shtet sepse institucionet veprojnë. A veprojnë me problematika, patjetër që po.

Roli i deptuet të zgjedhurit lokal, është që të dëgjojnë problemet e komunitetit dhe t’i cojnë para dhe në institucione. Pra ti ke një përmirësim të vijueshëm që ka nevojë për një shkundje. AKU ka nevojë që të hyjë në një analizë të reformuar”, tha Bido./e.t

Të fundit

Mesdheu si pishinë/ Deti arrin 30°C, shkencëtarët të alarmuar

Pushuesve mund t’u duket perfekt për not, por rritja ekstreme e temperaturave në Detin Mesdhe po alarmon shkencëtarët. Ngrohja...

Rama paralajmëroi konfiskimin e një pallati, IKMT zbarkon në Vlorë

Pas fjalës së kryeministrit Rama, i cili paralajmëroi mëngjesin e kësaj të hëne se do të konfiskohej një pallat në Vlorë, forcat e IKMT...

Rama: T’u hiqen licencat noterëve e avokatëve që japin shërbime e-Albania me pagesë

Mediat kanë zbardhur disa prej diskutimeve në takimin me dyer të mbyllura të Kryeministrit Edi Rama me drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe deputetët e...

Tërmet i fortë ‘shkund’ bregdetin jugor, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi bregdetin jugor të Spanjës, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (ESMC). Tërmeti u regjistrua në një...

‘Kjo është Rilindja Urbane 2.0’/ Tirana, zona më e nxehtë, s’ka lagje pa zaptuesin e saj

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një fazë të re të ndërhyrjes së shtetit kundër ndërtimeve të paligjshme dhe zaptimeve, duke theksuar se “të gjitha ngrehinat...

Lajme të tjera

Web TV