Një aksident rrugor ka ndodhur pak momente më parë në afërsi të fshatit Bitinckë, në bashkinë Devoll.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet të ketë humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë anës rrugës. Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. m.p.