Dumani: Përpjekjet për të cenuar pavarësinë e SPAK rrezikojnë kufijtë kushtetues!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi rëndësinë e rolit të mbledhjes së prokurorëve, për të cilin tha se ky mekanizëm duhet të gjetë më shumë pasqyrim në raportiet vjetore të Prokurorisë së Posaçme.
Në tryezën e diskutimit për integritetin dhe performancën e SPAK, Dumani përmendi edhe boshllëqet ligjore lidhur me përfundimin e mandatit të Prokurorëve të posaçëm, teksa tha se e kanë adresuar si problematikë.

“Në funksion të pavarësisë së brendshme, si drejtues i SPAK, kam deleguar thuajse të gjitha komunikimet që prokurorët bëjnë me instucionet e tjera. E ndërmora këtë hap duke iu garantuar këtë pavarësi që dmth se prokurorët komunikojnë në mënyrë të pavarur me institucionet e tjera, pa u përfshirë drejtuesit i SPAK, përjashtuar në disa momente hetimi. Dokumenti ka nënvizuar se statusi i Prokurorit pas përfundimit të mandatit mbetet boshllëk që kërkon zgjidhje ligjore. Në raportimet periodike që kemi bërë në Kuvend dhe KLP e kemi ngritur këtë shqetësim dhe vlerësoj se prokurorët e posaçëm meritojnë përgjigje cilado qoftë ajo. Vlerësoj marrjen në konsideratë të rolit të mbledhjes së prokurorëve në vendimmarrjen institucionale të SPAK. Nuk jam dakord me këtë vlerësim, pjesërisht i përmbushur, por roli aktik i këtij mekanizmi duhet të gjëjë më shumë pasqyrim në raportet vjetore të SPAK”, tha Dumani.

Dumani u ndal edhe te raportet me KLP dhë ILD, ndërsa sa i përket Kuvendit, dhe raportimit vjetor në këtë institucion, ai tha i mirëpresin rekomandimet e tyre por duhet të bazohen në analiza të thelluara.

“Çdo rekomandim i kuvendit jemi përpjekur ta trajtojmë. Po të shikoni raportet e SPAK, do të gjeni edhe një shpjegim sesi janë përmbushur rekomandimet e Kuvendit apo ata duhet të bazohen në analiza të thelluara dhe objektive, në mënyrë që të sigurohet komunikim institucional”, tha Dumani.

Lexo edhe :  Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov

Duke u ndalur te llogaridhënia, Dumani theksoi se ndërhyrjet me karakter konstruktiv janë të mirëpritura, por shtoi se përpjekjet për të cenuar pavarësinë e institucionit rrezikon që të çbalancojë kufijtë kushtetues.

Kreu i SPAK theksoi gjithashtu se edhe vërejtja se ekzekutivi duhet të kufizojë ndikimin në sfera administrative është e drejtë.

“Ndërhyrjet që mbajnë karakter konstruktiv janë të mirëpritura por çdo përpjekje për të cënuar pavarësinë funksionale nëpërmjet rekomandimeve të paqarta ose të njëanshme rrezikon të çbalancojë kufijtë kushtetues midis pushteteve. Në thelb s’kanë rol detyrues për SPAK, por orientues dhe mbështetës. Duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe rolin e institucioneve te pavarura, mund të ruajmë balancën kushtetuese. Vërejtja se ekzekutivi të kufizojë ndikimin në sfera administrative është e drejtë”, shtoi Dumani./kb

 

Të fundit

Akti heroik i kapitenit të anijes/ Shkodra përulet për Arben Anamalin

Akti i heroik i kapitenit Arben Anamali nuk ka lartësuar vetëm emrin e tij dhe vlerat e humanizmit njerëzor,...

‘Po presin për revolucion imagjinar!’/ Deputetët e PD i urrejnë dhe në lagjet e tyre

Myslim Murrizi ka “uruar” për fillimin e pushimeve, drejtuesit e Partisë Demokratike. Sipas tij, në shtator ata di rikthehen në Kuvend e do bëjnë shou,...

Sezoni turistik me sfida/ DHAT kërkon zgjidhje për ujin, mbetjet dhe fuqinë punëtore

Dhoma Amerikane e Tregtisë përmes një deklarate adreson problematikat e sezonit turistik në Shqipëri i cili ndodhet në pikun e tij. DHAT rendit si shqetësime...

Dorëheqje të shumta në bashkinë e Durrësit, largohen kryetarë të njësive administrative

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë e Durrësit, ku drejtues kryesorë të drejtorive dhe kryetarët e njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjet e tyre. Lëvizja vjen...

Vapa vdekjeprurëse në Evropë/ Ja sa jetë mori i nxehti ekstrem

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën që nga java e kaluar vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 2.300 vdekje, sipas një studimi të...

Lajme të tjera

Web TV