Kërkon lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot në orën 12:00 rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon lirimin nga qelia.

Relatore do të jetë gjyqtarja Albana Boksi, ndërsa anëtarë Medi Bici dhe Sokol Binaj. Rekursi do të shqyrtohet në dhomë këshillimi pa praninë e palëve.

Kryebashkiaku i Tiranës është në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, dhe ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit.

Më 17 qershor, në seancën ku SPAK paraqiti informacionet dy mujore, GJKKO rrëzoi kërkesën për lirimin nga qelia të kryebashkiakut kundrejt garancisë pasurore. Gjyqtari Erjon Bani vlerësoi se nuk ka asnjë kusht të ri për të ndryshuar masën e sigurisë.

Prokuroria e Posaçme informoi gjykatën se gjatë këtyre dy muajve ka bërë 82 veprime hetimore ndaj Veliajt, të akuzuar për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash./E.T

Të fundit

Temperaturat e larta në Evropë, valët e të nxehtit shkaktuan mbi 1000 vdekje

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me...

Dorëzimi i Napoleonit më 1815 dhe fundi i perandorisë së tij

Më 15 korrik 1815, pas humbjes së tij të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleon Bonaparte u dorëzua para forcave britanike dhe hipi në...

Dita e sotme me kthjellime, vranësira e reshje shiu

Ditën e sotme (15 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet fillimisht i kthjellët...

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth. I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha...

Lajme të tjera

Web TV