Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një foto nga zona e Lungomares në Vlorë pas aksionit të tij në këtë qytet dhe jo vetëm, për të liruar hapësirat publike të cilat bizneset i kishin zaptuar.
Kreu i qeverisë prej disa ditësh ka ndërmarrë nismën për lirimin e hapësirave publike ndërsa ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Vlorë, Fier dhe Durrës.
Në postimin e fundit, Rama shprehet se Lungomarja ka dalë në dritë duke hequr barrikadat absurde. Kreu i qeverisë thekson se tani të gjithë kanë hapësirën e tyre duke filluar nga qytetarët, vizitorët, turistët dhe njësitë e shërbimit të çliruara nga rraqet e tepërta.
” VLORA sot pasdite. Ja se si doli në dritë Lungomarja, thjesht duke hequr barrikadat absurde dhe frymën e shëmtimit kioskëzues, ndërkohë që të gjithë kanë hapësirën e tyre, edhe qytetarët, vizitorët, turistët, edhe njësitë e shërbimit, të çliruara nga “rraqet” e tepërta dhe të tërhequra qytetarisht në zonën e tyre.”-shkruan Rama. m.p.