Olympique Lyon do të vazhdojë të luajë në Ligue 1. Apeli ka pranuar ankesën e këtij klubi, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e marrë nga organi i kontrollit financiar të futbollit francez, që rrëzonte këtë ekip një kategori më poshtë për shkak të problemeve financiare.
Pasi u mor në shqyrtim çështja, u pa e arsyeshme që Lyon të mos ketë një penalizim aq të madh, pavarësisht parregullsive.
“Vendimi i sotëm është hapi i parë në rikthimin e besimit në Olympique Lyonnais. Tani mund ta përqendrojmë vëmendjen tonë në objektivat tona sportive, duke u përgatitur plotësisht për sezonin e ardhshëm”- shkruan klubi.
Ky vendim i Komitetit të apelit DNCG bën që Lyon gjithashtu të ketë mundësinë që të luajë në Europa League./ D.C
Lyon have won their appeal to overturn their relegation to Ligue 2.
The seven-time French champions will stay in Ligue 1 🔴🔵 pic.twitter.com/sCKPEtPj2W
— B/R Football (@brfootball) July 9, 2025