Avokati Romeo Kara ka ngritur akuza për përdorimin e dy standardeve në sistemin e drejtësisë ndaj dosjes “Partizani” dhe gjykimit të Sali Berishës, duke theksuar se pavarësisht mbështetjes së tij për institucionet si SPAK dhe GJKKO, ato nuk po veprojnë njësoj ndaj të gjithë aktorëve politikë.
Ai veçoi rastin e Berishës, për të cilin u shpreh se duhet të ishte në burg për të shmangur kryerjen e veprave të tjera penale, duke theksuar se vendimmarrja ndaj tij ndikohet nga konflikte interesi në disa nivele të sistemit gjyqësor.
Avokati kërkoi një vetting të ri dhe më shumë transparencë për të rikthyer besimin te drejtësia.
“Kam disa javë ose më tepër që në sajë të mbështetës që i kam bërë drejtësisë kam ankesat e mia, në mënyrën se si po përdoren dy standarde. Kam mbështetur SPAK dhe GJKKO, për Veliajn dhe Metën që t’i lenë aty ku është, pot bashkë me ata duhet të jetë edhe Berisha.
Unë mendoj se kjo është zgjedhje. E kam analizuar gjatë dhe kam thënë që ka të bëjë me konflikt interesi që nga brezi i parë e deri në brezin e katër.
Gjyqtarja e lehtësoi punën, sepse e pranoi vetë konfliktin e interesit. Berisha duhet që të jetë në burg, që të mos kryhen vepra të tjera penale. Duke njohur mirë historikun dhe realitetin në Shqipëri ne kemi kuptuar që gjykata vazhdon me dy standarde.
Drejtësia në Shqipëri nuk mund të thyhet në Shqipëri, e dyta nuk duhet të kemi dy standarde dhe e treta këta persona nuk duhet që të bëjnë presion ndaj sistemit të drejtësisë. Propozimi im është ne kemi nevojë për një vetting, dhe për kontroll për transparencën në drejtësi”, tha avokati Kara në emisionin “Real Story”./e.t