Nën efektin e drogës tentoi t’i largohej patrullës/29-vjeçari përplas me makinë 2 policët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi nën efektin e dogës ka aksidentuar me makinë dy efektivë policie në tentativë për t’u arratisur.

Mësohet se në pranga ka rënë i riu me iniciale S. Xh., i cili dyshohet se teksa drejtonte mjetin në efektin e lëndëve narkotike, pasi ka parë shërbimet e Policisë ka përplasur një automjet policie, gjatë tentativës për t’u larguar.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë, i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. Xh., 29 vjeç.  Ky shtetas me automjetin që dyshohet se e drejtonte në efektin e lëndëve narkotike, pasi ka parë shërbimet e Policisë ka përplasur një automjet policie, gjatë tentativës për t’u larguar.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët morën asistencë mjekësore në spital. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë, i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia./e.t

Të fundit

Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka dalë me një njoftim zyrtar pas aksionit të fundit për kontrollet...

OKB: Të paktën 875 palestinezë u vranë duke pritur për ndihmat humanitare në Gaza

Zyra e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCHR) ka njoftuar të martën se ka regjistruar të paktën 875 vrasje brenda gjashtë...

Çerçiz Topulli, pushka që nuk heshti për Atdheun

Nga Leonard Veizi Një mëngjes korriku, kur dielli ngjitej mbi kodrat e Podgoricës dhe tymi i barutit ende errëzonte qiellin, një trup luftëtari ra. Kishte...

‘Fshatarët shihen sikur po shesin drogë’/ Braçe: Skema e TVSH bllokon lëshimin e faturës

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e sheh si të domosdoshëm aksionin e ndërmarrë për sekuestrimin e produkteve bujqësore e blegtorale që tregtohen pa faturë,...

Celine Dion i mahnit fansat me foto në pishinë

Këngëtarja kanadeze Celine Dion, 57 vjeçe, ka surprizuar fansat e saj duke postuar në rrjetet sociale foto ku shfaqet e relaksuar në një pishinë,...

Lajme të tjera

Web TV