Një 38-vjeçar ndërroi jetë ditën e sotme në Mamurras pas një aksidenti në guroren ku punonte.
Blutë bëjnë me dije ngjarja është regjistruar rreth orës 12:00 teksa viktima ishte duke riparuar një mjet pune.
Fatkeqësisht 38-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas plagëve të marra.
Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Kurbinit për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.
Ndërkohë policia vijon me hetimet për të përcaktuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë dhe për të identifikuar përgjegjësit.
“Rreth orës 12:00, në një gurore në Mamurras, shtetasi P. P., 38 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, dyshohet se duke riparuar një mjet pune, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi sot policia./e.t