Publikohet audioja, Trump kërcënoi Putinin: “Nëse futesh në Ukrainë…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump kërcënoi drejtpërdrejt Vladimir Putin se Amerika do të bombardonte rëndë Rusinë. Kështu rezulton në një audio të publikuar ekskluzivisht nga CNN, të regjistruar në 2024-ën ku republikani po merrte pjesë në një takim privat me donatorë të fushatës.

“Putinit i thashë: Nëse futesh në Ukrainë, do ta bombardoj rëndë Moskën. Po të them sepse nuk kam zgjidhje tjetër. Më pas ai më tha: nuk të besoj. Por e di se ai më besoi mua në masën 10 për qind”, dëgjohet në audio Donald Trump.

Trump më vonë pretendoi se një paralajmërim të ngjashëm ia kishte dhënë edhe presidentit të Kinës, Xi Jinping, lidhur me një pushtim të mundshëm të Tajvanit, duke i thënë atij se Shtetet e Bashkuara do ta bombardonin Pekinin si kundërpërgjigje.

“Ai mendoi se unë jam i çmendur”, u shpreh Trump, përpara se të pohojë se me të nuk kishte patur kurrë një problem.

Deklaratat dhe audio e publikuar nga CNN tregojnë anën tjetër të medaljes së presidentit amerikan, praktikisht mënyrën se si ai negocion pas dyerve të mbyllura.

Kremlini ka reaguar lidhur me këtë kërcënim të lëshuar nga Trump, gjuha e të cilit ka ndryshuar në drejtim të Vladimir Putin. Rusia thotë se nuk është e garantuar vërtetësia e artikullit të publikuar nga CNN për kërcënimin me bombardim të Moskës.

“Këto kohë ka më shumë lajme false se sa informacion të vërtetë. Megjithatë mund të konfirmoj se në atë kohë nuk kishte bisedime telefonike mes Trump dhe Putin. Po flasim për një kohë kur Trump nuk ishte president i Shteteve të Bashkuara”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. m.p.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV