Rusia lëshon një numër rekord dronësh kamikazë dhe raketash drejt Ukrainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi të mërkurën vendosjen e sanksioneve të forta ndaj Rusisë, teksa kundërshtari i saj ashpërsoi të mërkurën sulmet, duke lëshuar një numër rekord dronësh kamikazë dhe raketash në Ukrainën Perëndimore.

Disa qytete ishin në objektivin e predhave ruse mesnatën e 9 korrikut, por më i godituri rezultoi qyteti i Luckut. Shpërthime u dëgjuan edhe në Kiev, ku kryebashkiaku Vitali Klitschko njoftoi se qendra e qytetit u sulmua, megjithëse mbrojtësit kundërajrorë e evituan shumicën e rreziqeve.

Forcat Ajrore ukrainase raportuan se nga Rusia u lëshuan 728 dronë sulmues të llojit Shahed, si edhe shtatë raketa Kh-101 dhe Iskander-K, bashkë me gjashtë raketa Kinzhal. 296 dronë dhe të gjitha raketat u goditën, ndërsa 415 dronë u zhdukën nga radarët, thuhet në njoftimin e Forcave ajrore.

Më 8 korrik, Forcat Ajrore ukrainase njoftuan se Rusia ngriti në ajër edhe avionë MiG-31, duke vënë në rrezik të gjithë territorin e vendit për disa orë nga goditja me raketa.

Në 24 orë, të paktën pesë civilë humbën jetë si pasojë e sulmeve dhe të paktën 39 mbetën të plagosur nëpër rajone të ndryshme të Ukrainës.

Sulmet e fundit erdhën teksa presidenti amerikan Donald Trump premtoi se do i dërgojë Ukrainës 10 interceptorë Patriot për të rrëzuar raketat ruse, pas një bisede pa rezultat me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës.

“Kjo provon edhe një herë tjetër nevojën e sanksioneve… Partnerët tanë e dinë si të bëjnë presion në mënyrë që Rusia të mendojë t’i japë fund luftës, jo të nisë sulme të reja,” reagoi presidenti Zelensky./kb

Të fundit

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u pyet mbi një çështje...

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA. Këto...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Lajme të tjera

Web TV