Zbulohet qyteti i lashtë 3000 vjeçar në Peru, identifikohen rreth 18 struktura banimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qytet i lashtë peruan që ishte një qendër tregtare e lulëzuar 3,000 vjet më parë është zbuluar nga arkeologët pas tetë vitesh gërmimesh.

Quhet Peñico dhe ndodhet në provincën Huaura, në veri të kryeqytetit Lima. Ekspertët besojnë se qyteti, i themeluar rreth vitit 1800 para Krishtit, shërbeu si një qendër urbane strategjike, duke lidhur komunitetet bregdetare në Luginën Supe me vendbanimet në Andet e larta dhe Amazonën dhe u ndërtua 600 metra mbi nivelin e detit. “Kjo qendër urbane u zhvillua duke ndjekur traditën kulturore të Caralit”, tha Ruth Sandi, studiuese kryesore dhe drejtoreshë e Zonës Arkeologjike Caral (ZAC), e cila është pjesë e Ministrisë së Kulturës së Perusë. “Për shkak të vendndodhjes së saj strategjike, ajo lidhi qytetet bregdetare dhe malore të Supe dhe Huaura, si dhe ata që jetonin në rajonin Ande-Amazonian dhe rajonin e Andeve”, shtoi Santi.

Në qytet janë identifikuar rreth 18 struktura, duke përfshirë ndërtesa publike dhe njësi banimi. Një strukturë tjetër e rëndësishme është një ndërtesë monumentale publike ku arkeologët zbuluan skulptura balte, vegla rituale dhe bori prej guaskash të quajtura “pututus” – instrumente që dikur rezononin në peizazhet e lashta të Andeve për të thirrur tubime dhe për t’u lutur perëndive.

Studiuesit besojnë se Peñico fitoi ndikim pas rënies së Caral, një nga qytetërimet më të vjetra në Amerikë dhe kjo mund të lidhet me rolin e tij në tregtinë e hematitit, një pigment i kuq me rëndësi simbolike në kozmologjinë e Andeve. Vendndodhja arkeologjike, tani e hapur për turizëm, përfshin një qendër moderne interpretimi, zona pritjeje dhe shtigje ecjeje nëpër rrënojat e ruajtura./kb

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV