Bregu për World Economic Forum: Ndyshimet klimatike po cënojnë shëndetin dhe ekoniminë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

World Economic Forum (WEF), një nga Forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për politika publike dhe zhvillim të qëndrueshëm, ka botuar sot një shkrim të Majlinda Bregut, në rolin e Komisioneres për Klimën dhe Shëndetin pranë OBSH Europë, mbi pasojat që ndryshimet klimatike kanë mbi shëndetin, tregun e punës dhe strukturën sociale, me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor.

Shkrimi hedh dritë mbi një të vërtetë të pakundërshtueshme: krizat klimatike nuk po djegin vetëm pyjet dhe tokën, po gërryejnë edhe sigurinë tonë ekonomike dhe shëndetësore. Dhe Ballkani Perëndimor është në vijën e parë të kësaj sfide.

“I nxehti ekstrem, siguria ushqimore, ndotja e ajrit, nuk janë më një rrezik i largët, por një realitet i përditshëm që rrit sëmundjet, godet më fort shtresat e pambrojtura dhe sfidon tregun e punës veçanërisht për komunitetet që varen nga industritë ndotëse”- shkruan Bregu duke theksuar më pas se çdo ditë ka raste emergjencash shëndetësore, nga i nxehti, nga ushqimi me pesticide, nga ndotja e ajrit prej blozës së makinave apo betonit.

Por ka edhe një hall tjetër për ata që rrezikojnë të humbasin punën si rezultat i zhvillimit. Në gjithë Europën dhe sidomos në Ballkanin Perëndimor, kalimi i domosdoshëm drejt energjisë së rinovueshme, të gjelbër, po i bie ndesh një tregu pune të brishtë, duke vënë në rrezik edhe vendet e punës të shumë punëkërkuesve që s’kanë shumë alternative zgjedhjeje. Çdo vend është sot në presionin e ndërtimit apo fuqizimit të ekonomisë.

Nuk them asgjë të re që konceptet e ekonomisë së qendrueshme, të pastër ose të gjelbër nuk duken kaq prioritare apo emergjente. Por, nëse mendojmë së “ kjo punë pret” mund t’i hapim rrugë një burim të ri problemesh të cilat nesër do të duan më shumë energji dhe buxhete për t’i zgjidhur. Nuk është çështje klime, është çështje jete.

Lexo edhe :  Vlorë, emigrantët ankohen për çmime njësoj si në Amerikë

Ndotja që rrit sëmundjet kronike, pasiguria ushqimore që kërcënon shëndetin e familjeve, stresi dhe ankthi që po godet sidomos të rinjtë kanë nevojë për politika të qarta sot.Lexoni shkrimin e plotë: The green transition is coming but who will protect workers? | World Economic Forum

Bregu për World Economic Forum: Ndyshimet klimatike po cënojnë

Të fundit

Rama: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga zonat e mbrojtura, duke vlerësuar bukurinë e biodiversitetit që ofrojnë ato. “Buqetë pamjesh...

BIRN: KLP përfshihet nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

“Prokurori Sokol Stojani akuzoi kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani se po e kthente Këshillin në agjenci udhëtimi dhe se kishte ushtruar presion ndaj administratës...

Hidhet shorti, Irena Gjoka caktohet gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen e Ilir Metës

Gjyqtarja Irena Gjoka është caktuar me short për të shqyrtuar çështjen për kalim ose jo për gjykim, në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta. Prokuroria e...

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Instituti Europian...

Mavijosja në dorën e Trump, çfarë do të thotë?

Imazhet e fundit të mavijosjes së duarve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë rinisur debatin mbi shëndetin e tij. Një gjë e tillë...

Lajme të tjera

Web TV