Burri oficer i BKH-së, gruaja e ftuara e Ramës/ Kush janë çifti që iu dogj restoranti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Restoranti “Villa Gjecaj”, në pronësi të Petrit dhe Aida Gjecajt i gjendur në fshatin turistik të Thethit në Malësi të Madhe u përfshi nga flakët gjatë orëve të mbrëmjes.

Çifti Gjecaj nuk rezultojnë emra të panjohur pasi Petrit Gjecaj është oficer policie pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërkohë që bashkëshortja e tij, Aida, ka qenë e ftuar më herët në podcastin me kryeministrin Edi Rama.

Dyshimet janë se mund të kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme dhe jo që flakët të kenë ardhur si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike.

Kjo ngjarje ka ndodhur në një kohë kur fadromat në një zonë të mirë të Thethit janë duke ua shembur banorëve të gjitha bujtinat e ngritura pa leje, dhe se autorët mund të kenë përfituar nga kjo situatë.

Më herët, në një deklaratë për mediat, vetë Aida Gjecaj ka pohuar se nuk ka armiqësi me askënd dhe se deri më tani nuk është kërcënuar nga askush.

Ndërkohë, ka shtuar se ekspertët deri më tani e kanë përjashtuar si shkak të zjarrit shkëndijën elektrike.

Gjithashtu ajo e ka lidhur djegien e restorantit të saj të vogël me aksionin e IKMT-së në Theth për prishjen e ndërtimeve pa leje, të cilën e konsideron si një “koincidencë të keqe”, duke nënkuptuar kështu se zjarri mund të jetë vendosur nga persona të tjerë të cilëve u janë prishur shtëpizat e tyre nga shteti.

“Ekspertët thonë se energjia nuk ishte shuar fare, edhe pse godina ishte në flakë, gjë që përjashton shkëndijën elektrike. Unë nuk kam dyshime, nuk kam askujt borxh, s’kam pas as kërcënim as gjë, dhe nuk di pse ka ardhur.

Lexo edhe :  Qafë-Thanë, shumë radhë dhe pritje të gjata në kufi

Unë jam një bujtinë me 5 dhoma, pasi s’kam dashur të ndërtoj asgjë pa leje, por s’di kujt t’ja vë gishtin. Koncidenca me aksionin në Theth është e keqe, sepse unë nuk kam procedim për prishje, pasi nuk kam ndërtime ose objekte pa leje.

Kam zgjedhur të punoj me restorantin dhe 5 dhoma, duke pritur dhe përcjellë sa të kemi mundësi për t’u ofruar një shërbim maksimal turistëve dhe emrit të Thethit”, tha ajo për mediat, duke shtuar më tej se si pasojë e zjarrit i është shkrumbuar gjithçka dhe se dëmi deri më tani vlerësohet rreth 150 mijë euro.

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga policia, teksa pritet në vijim më tepër detaje me qëllim për të zbardhur këtë ngjarje dhe për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie apo gjithçka ka qenë jo e qëllimshme./e.t

Të fundit

Macron: Franca do të njohë shtetin e Palestinës

Franca do ta njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës. Lajmin e ka dhënë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke shtuar se...

Qipro, dy persona humbin jetën, gjenden të djegur brenda automjetit të shkrumbuar

Dy persona kanë humbur jetën brenda një automjeti të shkrumbuar nga zjarri i fuqishëm që ka përfshirë rajonin jugor të Qipros. Mediat e huaja raportojnë...

Kryebashkiaku i Shijakut: Kemi 160 vende të lira pune, paga 1 milionë lekë

“Bashkia Shijak, në bashkëpunim me Zyrën e Punës, ka hapur 160 vende të reja pune për muajin Korrik” – njofton kryebashkiaku i Shijakut Elton...

Giorgia Meloni në kopertinën e TIME: Nuk jam raciste, po mbrojmë qytetërimin tonë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është zgjedhur nga revista amerikane TIME për të qenë në kopertinën e numrit të saj më të fundit. Artikulli shoqërues mban...

Universiteti amerikan pranon: Do paguajmë 221 mln dollarë pas problemeve me Trump

Universiteti i Kolumbias në Nju Jork ka rënë dakord të paguajë 221 milionë dollarë pas një mosmarrëveshje me administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald...

Lajme të tjera

Web TV