Grida Duma fut në sherr Evi Kokalarin me Milaim Zekën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Evi Kokalari tha se nuk i vjen keq për kohën që Ervin Salianji kaloi në burg, sepse sipas saj, ai ka përdorur të njëjtin stil mashtrues ndaj saj, si në çështjen “Babale”.

Ajo e akuzoi për shpifje publike ndaj saj dhe familjes së saj, duke e lidhur me “lobin grek” dhe “Agimin e Artë”, gjë që e quan gënjeshtër totale.

Kokalari tha se individë si Salianji kanë dëmtuar rëndë PD-në, duke kontribuar në humbjen e saj në 2021. Në fund, tregon se ka një padi në proces ndaj tij që pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë më 15 korrik.

Pas këtij statusi ku Kokalari bëri edhe një koment për Grida Dumën, partneren e Salianjit, pati një reagim nga Mialim Zeka.

Ai e cilësoi Evi Kokalarin primitive në mendje dhe sadiste në shpirt”, duke e akuzuar se ndërhyn pa të drejtë në jetën private të njerëzve, konkretisht në një marrëdhënie dashurie, ku ka komentuar mbi diferencën në moshë.

“Kurr nuk e kisha besuar qe nje njeri e cila punon, jeton, dhe hane buken amerikane, mundet me qene kaq primitive ne mendje, e kaq sadiste ne shpirt?!!

Evi, e cila shkruan dhe komenton per çdo gje, duke na lene nje hije pas vetes se gjasme e ndjek edhe vet Donald Trump, nderhyne ne dashurine e dy njerezeve, pa asnje te drejte morale e njerezore.

Nuk po mundem t’i referohem Frojdit me kete rast, po me te vertete njerezit e pa qire, poshte e sidomos larte, arrijne me nderhy ne relacionin e tjetrit, duke komentuar moshen…!!!

Kujdesu per organin tend, e mos u merr me veglate e te tjereve, sepse eshte krim te mendosh keshtu…”, shkruan Zeka.

Koklalari iu përgjigj Milaim Zekës, duke e ironizuar për varësinë e tij nga emisionet për mbijetesë ekonomike dhe i rikujton miqësinë me Tan Hoxhën, duke thënë se ky i fundit nuk do e lejonte kurrë një nivel të tillë hipokrizie në Top Channel.

Lexo edhe :  "Berisha s’duhet të jetë më kryetar, kërkon alibi për të mos dhënë dorëheqjen"

Në fund, ajo i përgjigjet provokimeve për jetën e saj private dhe e mbyll me një citim ironik të Donald Trump: “Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje.”

“I vetmi krim mes nesh janë njerëz si ty dhe kjo që mbron ti, që keni futur një degjenerim total në shoqërinë shqiptare, që nga emisioni ‘Big Brother’ që ti e prezanton, tek fjalori që përdor në internet dhe mbrojtjen që i bën kësaj që fle me djem sa gjysma e moshës së vet.

Ja, ju jeni modeli ‘inspirues’ i brezave të rinj!!

Nejse, Grida të fton shpesh në emision dhe të duhet ta mbrosh, se për bukën e gojës e bën dhe ti. Mos e vrit mëndjen, të tjerë janë ngritur nga studio e Çanit se ju duhej, përkundrejt pagesës nga Top Chaneli, të ruanin mediokritetin total të një figure si kjo.

Meqë e kam njohur Tan Hoxhën personalisht, në një kohë kur ishim të gjithë ‘broke’, pra vitet ’90-’95, dhe e vetmja gjë që kishim në atë kohë ishin ëndërrat super të mëdha – ju garantoj, të ishte tashti gjallë, kjo s’do kishte futur kurrë këmbë tek Topi, sepse nëse Tan Hoxha urrente diçka, ky ishte fallcifiteti tek njerëzit.

Më lër gjithashtu të shtoj, nëse vërtet e vret mëndjen se kush kujdeset për ‘organet’ e mia (whatever the f that means), të ftoj ta takosh dhe të premtoj që:

– e para, është mosha ime

– e dyta, nuk është gay

– e treta, ty do të të jepte një të rrahur që ajo që morre LIVE në televizionin e Kosovës, do të të dukej përkëdhelje!!

S’më ngelet gjë tjetër përveç se ta mbyll me një citim të të madhit, Donald J Trump:
“Thank you for your attention to this matter””, shkruan Kokalari./E.T

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV