“Motra ime e dashur Meloni…” Rama flet në konferencën për Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim me tone miqësore dhe ironike gjatë Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, që u zhvillua në Romë.

Në fjalimin e tij në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, që u zhvillua në Romë, kryeministri Rama u shpreh se kishte premtuar të fliste “në mënyrë të pazakontë shkurt”, ndërsa falënderoi Kryeministren italiane Giorgia Meloni për organizimin, duke e quajtur atë “motrën e tij të dashur”.

“Motra ime e dashur Giorgia Meloni i kujtoi të gjithëve sot se të gjitha rrugët të çojnë në Romë. I dashur Antonio, ka qenë një përvojë e shkëlqyer, një udhëkryq gëzimplotë, kaotik dhe i paqtë që keni organizuar këtu për t’i treguar të gjithëve se nuk ka një vend më të sigurt se Italia”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se të gjitha protokollet e sigurisë janë të pakuptimta në një vend si Italia, duke iu referuar edhe pranisë së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky: “Jam i sigurt që edhe Volodymiri e ka shijuar morinë e humanizmit këtu, ku të gjithë truprojat e tij për herë të parë që prej luftës janë ndjerë të padobishëm.” m.p.

Të fundit

Ditëlindja e polemikave, Lamine Yamal pagoi persona me nanizëm për t’i tallur me miqtë?

Festa madhështore e 18-vjetorit të Lamine Yamal ka sjellë polemika të forta në Spanjë. Ministria e të Drejtave Sociale i...

Gjykata Themelore dënon me burgim Agim Çekun

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secilin ish-kryeministrin e vendit, Agim Çeku, dhe...

Trump humb durimin me Putin: Marrëveshje ose do vendos tarifa 100% kundër Rusisë

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një sërë deklaratash të forta gjatë një takimi në Zyrën Ovale me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark...

Në gjendje të rëndë dhe e intubuar, 17-vjeçarja mbërrin te Spitali i Traumës

17-vjeçarja e cila u soll e plagosur nga familjarët në spitalin e Vlorës, ka mbërritur në spitalin e Traumës. Sipas burimeve, 17-vjeçarja është në gjendje...

Bardh Spahia: Trishtim dhe turp! Rama po ndëshkon Thethin pas 11 majit

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka komentuar në "News24" shembjet e ndërtimeve pa leje në Theth. Spahia tha se kemi të bëjmë me një...

Lajme të tjera

Web TV