Ndryshimi i madh në fluturime brenda zonës Schengen, mjafton vetëm bileta e avionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një prove në disa fluturime të veçanta, tani rregulli i ri pritet të vlejë për të gjitha fluturimet kombëtare në Itali dhe ato drejt vendeve të zonës Schengen: për të hipur në avion nuk do të jetë më e detyrueshme të tregosh një dokument identiteti, por do të mjaftojë karta e imbarkimit.

Lajmi është publikuar nga Corriere della Sera dhe bazohet në një dokument të ENAC (Enti Kombëtar për Aviacionin Civil), i miratuar edhe nga Ministria e Brendshme italiane. Sipas këtij rregulli të ri, përgjegjësia e kontrollit të identitetit kalon te linja ajrore, e cila duhet të sigurojë që emri në biletë përputhet me atë të udhëtarit, përmes një kontrolli vizual.

Sipas autoriteteve, siguria mbetet e garantuar nga kontrollet standarde në aeroporte, si kalimi nëpër metaldetektor dhe skaneri i bagazheve.

Gjithsesi, dokumentet e identitetit nuk duhen lënë në shtëpi, sepse mund të kërkohen në kontrolle të rastësishme ose në kthim, pasi jo të gjitha vendet e zonës Schengen e zbatojnë këtë rregull. Për më tepër, për udhëtimet jashtë zonës Schengen dokumentet mbeten të domosdoshme.

Vetëm në Itali, pritet që deri në fund të vitit rreth 51 milionë pasagjerë të fluturojnë duke përdorur vetëm kartën e imbarkimit, ndërsa deri në vitin 2026 parashikohen rreth 92 milionë pasagjerë.

Megjithatë, kjo lehtësi nuk vlen për shtetasit shqiptarë, të cilët do të duhet të vijojnë të paraqiten bashkë me pasaportën. /e.t

Të fundit

1943 – Fillon Operacioni “Gomora”: Bombardimi shkatërrimtar i Hamburgut

    Më 24 korrik 1943 nisi Operacioni Gomora, një nga ofensivat ajrore më të shkatërrimtare të Luftës së Dytë Botërore....

Negociatat Rusi-Ukrainë, palët ranë dakord për një tjetër shkëmbim të burgosurish

Raundi i tretë i bisedimeve midis delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll ka përfunduar, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS. Të dy delegacionet ranë...

Çmimet referencë për taksimin e pasurive të paluajtshme, dalin hartat dhe metodologjia

Ministria e Financave ka nxjerrë në konsultim publik bashkë me vendimin për rivlerësimin e pasurive të paluajtëshme edhe metodologjinë e përllogaritjes së taksës. Metodologjia...

Drejtoria e Burgjeve mohon pretendimet e Metës: S’i është shkelur asnjë e drejtë

Pretendimet e Ilir Metës se i janë penguar qëllimisht takimet me deputetë, eurodeputetë, me familjarë si motrat dhe fëmijët, si dhe me avokatët janë...

Rama ndëshkon kryebashkiakët, çdo leje ndërtimi mbi 6 kate kërkon firmën e kryeministrit

Nga kritikat me fjalë, tashmë Edi Rama ka vendosur t’u kufizojë pushtetin kryebashkiakëve edhe me ligj. Me një vendim të ri, qeveria ua heq...

Lajme të tjera

Web TV