Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i mbijeton votëbesimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një votëbesim kundër shefes së Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen ka dështuar që të sigurojë shumicën e votave të nevojshme për të ecur përpara.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka qenë në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj. Ky votim, i pari i këtij lloji në Parlamentin Evropian në mbi një dekadë, është organizuar nga ligjvënës të ekstremit të djathtë.

Mocioni përbëhej nga një mori dyshimesh kundër von der Leyenit, përfshirë mesazhet private me shefin e fabrikës Pfizer që ka prodhuar vaksina kundër koronavirusit, për keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe për ndërhyrje në zgjedhjet në Gjermani dhe Rumani.

Orbani ka thënë praprakisht përmes një postimi në Facebook se votimi “do të jetë moment i së vërtetës, në njërën anë do të jetë elita imperialiste e Brukselit, në tjetrën patriotët. Është thelbësore të bëhet një zgjidhje”.

“Zonja presidente, thelbi i udhëheqës tuaj është përgjegjësia. Është koha të largoheni!”.

Shefja e BE-së ka pasur shpesh mospajtime me Orbanin për shkak të veprimeve të tij në Budapest që kanë dëmtuar demokracinë. Prandaj, Komisioni Evropian ia ka ngrirë qasjen në miliarda euro në fonde të BE-së.

Ky votim ka hapur rrugën për shumë kritika ndaj von der Leyenit – e cila ka qenë në krye të nismës së BE-së për të gjetur vaksina për gati 450 milionë banorë gjatë pandemisë – por edhe për Partinë e saj Popullore Evropiane, e cila përbën grupin më të madh politik në parlament./REL/kb

Të fundit

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit

Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish...

“Më kërcënoi”, Presidenti i Malit të Zi kërkon shkarkimin e Nik Gjeloshajt

Zyra e presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka dërguar një mori kërcënimesh dhe mesazhesh të...

Pogradeci mbetet mbreti i turizmit vendas

Nga Eduard Zaloshnja Pogradeci ofron diçka që asnjë destinacion turistik veror në Shqipëri nuk e ofron dot. Përbri plazhit ka një pedonale rreth 2.5 kilometra...

Teksa Netanjahu e lë Gazën të vdesë urie, bota po i kthen shpinën – dhe ai e di këtë

Nga Jonathan Freedland “No one likes us, we don’t care” – “Askush s’na do, s’na intereson.” Ky është një thirrje që mund të ngjallë emocione...

Nga 1 gushti qytetarët marrin recetë të re mjekësore, ja formati dhe mënyra e lëshimit

Me hyrjen në fuqi të udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga dita e djeshme qytetarët shqiptarë përfitojnë nga një sistem i standardizuar dhe më...

Lajme të tjera

Web TV