Sa “super pensionistë” ka Shqipëria?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri jetojnë 364 qytetarë që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se nga këta, 301 janë gra dhe vetëm 63 janë burra, një raport që pasqyron qartë diferencën gjinore në jetëgjatësinë e shqiptarëve. Gratë vijojnë të jetojnë më gjatë se burrat, një trend i njohur në të gjithë botën, por që në Shqipëri del në pah veçanërisht në moshat shumë të avancuara.

Ky grup i rrallë përfaqëson një brez që ka kaluar më shumë se një shekull histori, duke jetuar gjatë periudhave më të trazuara të vendit, nga luftërat botërore, regjimi komunist dhe transformimi demokratik.

Por përtej kuriozitetit të moshës mbi 100 vjeç, një pasqyrë më e gjerë vjen nga të dhënat për qytetarët mbi 85 vjeç. Në të gjithë vendin janë mbi 41 mijë persona që kanë kaluar këtë moshë, me shpërndarje të ndryshme sipas qarqeve. Tirana ka numrin më të lartë në total, me 9,372 qytetarë mbi 85 vjeç, por për shkak të popullsisë së madhe, ata përbëjnë vetëm 1.2 për qind të banorëve.

Në krahun tjetër, Gjirokastra rezulton të ketë përqindjen më të lartë të popullsisë mbi 85 vjeç, me 2.6 për qind, ndjekur nga Vlora me 2.2 për qind dhe Fieri e Korça me nga 1.8 për qind. Durrësi dhe Tirana renditen në fund për sa i përket përqindjes së të moshuarve të kësaj grupmoshe, ndërsa qarqe si Shkodra, Lezha dhe Elbasani qëndrojnë në mes të renditjes.

Këto të dhëna nxjerrin në pah një profil interesant të shpërndarjes së jetëgjatësisë në vend, por edhe të probleme demografike, si plakja e popullsisë apo emigrimin e të rinjve.

Lexo edhe :  Prodhimi vendas në rënie, fuqizohet importi! U blenë nga jashtë 383 mln euro mish

Ndërsa vendi plaket gradualisht dhe jetëgjatësia rritet, një pyetje që ngrihet është nëse politika sociale do të duhet të ndryshojë për të reflektuar këto zhvillime. Rikujtojmë se gjatë vitit 2024, rreth 29 mijë pensionistë i janë shtuar skemës, pasi kanë mbushur moshën dhe kanë lidhur pension pleqërie me Institutin e Sigurimeve Shoqërore./E.T

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV