40 infermierë të rinj u bashkohen ekipeve shëndetësore në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipeve shëndetësore në rajonin e Tiranës u janë shtuar 40 infermierë të rinj.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha se “40 infermierë të rinj u janë bashkuar ekipeve shëndetësore në rajonin e Tiranës, nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë” në një proces që garanton transparencë dhe meritokraci”.

Ministrja Koçiu u uroi infermierëve të rinj suksese në këtë rrugëtim në shërbim të qytetarëve.

Gjithashtu Koçiu ka përcjellë edhe mesazhet e disa prej infermiereve fituese në portal.

Emina Hima, e cila ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike tha se “pas aplikimit tek portali erdha sot dhe zgjodha vendin e punës tek QSUT. Procesi në portal ishte transparent”.

Ola Mesiti tha se “kam aplikuar në portalin “Infermierët për Shqipërinë” sot sapo zgjodha vendin definitiv tek materniteti “Koço Gliozheni”. Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor ishte transparent dhe i drejtë për çdo infermier që ka ardhur këtu”.

“Sot bëra aplikimin në portal. Procesi ishte transparent dhe sot zgjodha vendin definitiv në Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve Nr. 2”, tha Ersileda Kota.

Portali “Infermierë për Shqipërinë”, për punësimin e profesionistëve të shëndetësisë, është një prej mekanizmave që garanton transparencë në punësimet në shëndetësi.

Ky portal ofron mundësi reale punësimi për të gjithë infermierët që kanë përfunduar studimet e larta apo janë kualifikuar më tej në këtë fushë, për të kontribuar në shëndetin e komunitetit.

Procesi i testimit të kandidatëve në platformën “Infermierë për Shqipërinë” është transparent në të gjitha fazat e tij, që nga regjistrimi, testimi, procesi i ankimimit, deri në shpalljen e listës përfundimtare të fituesve dhe përzgjedhjes së vendeve të reja të punës me bazë merite, në bazë të pikëve të marra nga secili kandidat nga të gjitha fazat e konkurrimit./e.t

Të fundit

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

Lajme të tjera

Web TV